Manchester City është duke tentuar të transferojë me ngulm Jose Gimenezin nga Atletico Madridi.

Mbrojtësi uruguaian po kalon nëpër një formë magjike në këtë edicion, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane.


Sipas asaj që raporton Sunday Times, City është i gatshëm që të thyejë rekordin e transferimeve për një mbrojtës.

Gimenez

Los Rojiblancos i kanë bërë me dije skuadrës angleze se për t’i marrë shërbimet e Gimenez duhet të paguajnë plotë 115 milionë euro.

Pep Guardiola është i dashuruar në lojën e lojtarit dhe ka kërkuar nga City që të mbyllë sa më parë transferimin e tij.

Pasi ra poshtë dënimi nga UEFA prej Gjykatës së Arbitrazhit në Futboll, klubi anglez është i lirë të bëjë disa transferime të mëdha.

Gimenez po i prinë listës së dëshirave të strategut spanjoll, e në këtë verë mund të shikojmë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/

telegrafi sport app