Manchester City nuk ka arritur ta mposht as pas 120 minutave, ku takimi u mbyll 0-0, ndërsa me penallti ka arritur të kalojë tutje.

Pep Guardiola kishte vendosur t’i pushojë disa lojtarë ndaj Wolves, por që kjo nuk i doli mirë e menduar.


Edhe pse në fushë kishte lojtar si Kun Aguero, Gabriel Jesus, Yaya Toure e Ilay Gundogan, Manchster City nuk arriti të fitojë në kohën e rregullt.

GettyImages 865964684 Jesus në aksion (Getty Images)

Pjesa e parë u mbyll pa gola ashtu sikurse edhe pjesa e dytë.

Në pjesën e dytë Guardiola vendosi që t’i bëjë edhe disa ndërrime duke futur lojtarë me emër, por që as ata nuk e ndihmuan të fitojë.

GettyImages 865961104 Kevin De Bruyne u fut në lojë në pjesën e dytë /Getty Images)

Ndeshja pas vazhdimeve shkoi në penallti.

Fitues nga goditjes prej pikës së bardhë doli Manchester City, që shënoi të gjitha penalltitë dhe Wolves huqi dy. /Telegrafi/

telegrafi sport app