Çipsin e pokerit të fshehur mes kungujve të skalitur, disa e kanë gjetur edhe për 30 sekonda (Foto)

Me festën e Halloweenit që është shumë afër, është shpërndarë edhe një enigmë me këtë temë - vetëm se iu duhet fat për ta gjetur.
E fshehur në mesin e kungujve të skalitur me fytyra të ndryshme, çipsi i pokerit po bëhet shumë i vështirë të gjendet, transmeton Telegrafi.
Fakti që ka ngjyrën e njëjtë portokalli, sikur edhe prapavija e frikshme, këtë e bën pothuajse të pamundur.

Por, disa pretendojnë se e kanë gjetur edhe për shifrën rekorde prej vetëm 30 sekondave.

Provoni edhe ju aftësitë e juaja në shikim, para se ta shikoni se ku ndodhet i rrethuar me rreth të kuq. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































