Me 15 mars, Cineplexx organizon eventin Premiere Night, me filmin e shumëpritur Tomb Raider.

Këtë të enjte, prej orës 18:00 do të shfaqet filmi aksion me aktorën e mrekullueshme Alicia Vikander.


foto kryesore 5

Lara Croft, vajza e ashpër dhe e pavarur e një aventurieri të humbur duhet të testojë veten përtej limiteve të saj kur e gjen veten në ishullin ku është zhdukur i ati.

Për ta bërë këtë premierë edhe më atraktive dhe të veçantë, Cineplexx do të dhurojë edhe shumë shpërblime tjera! Njëri nga këta shpërblime është Sony

Playstation 4, i cili do të dhurohet së bashku me super lojën e Tomb Raider, në bashkëpunim me MEGA. Për t’u bërë pjesë e kësaj loje shpërblyese, thjesht duhet të futni biletën me emër, mbiemër, dhe numër të telefonit në kutinë e cila gjendet në korridor të Cineplexx.

FOTO2 3

Përveç këtij shpërblimi fantastik, Cineplexx në bashkëpunim me Timberland, gjatë natës do t’i dhurojë 2 parë “Original Timberland Boots”.

foto 3

Me një vlerësim prej 7.5 në IMDB, ky film po konsiderohet si një ndër filmat më të mirë të sezonës!

foto 4 1

Si gjithmonë, Cineplexx ka organizuar edhe lojë shpërblyese për bileta FALAS në media sociale:
https://www.instagram.com/p/BgOAVqJl2kG/?taken-by=cineplexx_kosovo (embed)

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve KLIKONI KETU (https://www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/sonderevents/TombRaider.sq-KS.php)