Cili sport është më i miri për moshën tuaj: Çfarë stërvitni në të tridhjetat dhe çfarë në të pesëdhjetat!
Nuk është njësoj të ushtroni me forcë të plotë edhe kur trupin e dobëson mosha
Njëzetvjeçarët
Kur i keni njëzet vjet mundeni çdo ditë të hani ushqim kalorik, por që nuk do të vërehet në trupin tuaj. Mirëpo, metabolizmi i mirë nuk do të jetë i përjetshëm.
Shprehitë e krijuara në moshën njëzetvjeçare, reflektohen në pjesën e mbetur të jetës. Nëse ndërtoni muskuj në rini, do të keni pleqëri më të lehtë! – transmeton Telegrafi.
Rekomandohen këto aktivitete, së paku gjysmë ore:
▪ Ngritja e peshave;
▪ Pompat.
Njëzetvjeçarët do të duhej të stërvitin 2 deri në 3 orë në javë, madje edhe me pesha.
Sipas Pamela Pike, katër orë stërvitje në javë mund të zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit te femrat për 60 për qind. Rreziku nga zorra e trashë mund të zvogëlohet nga 30 deri në 40 për qind, nëse bëni edhe stërvitje kardio 3 deri në 5 orë në javë.
Tridhjetëvjeçarët
Nëse keni stërvitur diçka të caktuar kur i keni qenë 20 vjeç, tani është koha të provoni një sport tjetër.
Nëse një periudhë të gjatë kohore merreni me të njëjtin sport, kjo mund të çojë deri në atë masë që muskuj të caktuar t’ju tkurren dhe të keni probleme me qëndrimin dhe lëvizjen.
Për t’iu shmangur lëndimeve dhe për të zgjatur jetën ju propozojmë:
▪ Të kërceni në litar;
▪ Të vozisni biçikletën;
▪ Të vraponi;
▪ Të notoni;
▪ Të vallëzoni;
▪ Shtrirja është shumë e rëndësishme!
Dyzetvjeçarët
Në këtë moshë patjetër duhet të luftoni me yndyrat dhe të ruani forcën. Është shumë me rëndësi të bëni ushtrime me pesha. Në moshën dyzetvjeçare forca e muskujve zvogëlohet edhe te meshkujt edhe te femrat.
Është e domosdoshme që muskujt të mbahen në formë të mirë, gjë që do të çojë në përshpejtim të metabolizmit.
Si t’i digjni kaloritë dhe si t’i forconi muskujt:
▪ Ngrini pesha;
▪ Bëni stërvitje sistematike të gjithë trupit.
Stërvitja e mirë do t’ju ndihmojë që të luftoni me stresin.
Pesëdhjetëvjeçarët
Në këtë moshë personi i ndien dhembjet e para madje kjo është normale. Prandaj, nëse ju dhembin gjunjët, ndërprisni vrapimin dhe notin.
Provoni: Pilates dhe aerobi.
Këto stërvitje do t’ju ndihmojnë të mbani qëndrim të drejtë dhe të ktheni forcën. Është shumë me rëndësi që të mos e teproni. Mjafton gjysmë ore stërvitje, pesë herë në javë.
Gjashtëdhjetëvjeçarët
Nëse vazhdoni me ushtrime të rregullta, do të zvogëloni rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Trupi i fuqishëm do t’ju ndihmojë që të luftoni me rrëzimin eventual apo me thyerjen e kërdhokullës.
Ushtrimet e mira në këtë moshë janë:
▪ Ngritja e peshave (një deri në dy herë në javë në kohëzgjatje prej 30 minutave);
▪ Zumba;
▪ Aerobi në ujë.
Shtatëdhjetëvjeçarët
Shmangni stërvitjet e mundimshme, por bëhuni aktiv.
Ushtrimet: Shtrirja, aerobia, shëtitja.
Kurrë nuk është vonë për ushtrim efikas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën