LAJMI I FUNDIT:

Cilët republikanë deri më tani ia kanë uruar fitoren Joe Bidenit?

Cilët republikanë deri më tani ia kanë uruar fitoren Joe Bidenit?
Former President George W. Bush shakes hands with Vice President Joe Biden after speaking during the dedication of phase 1 of the permanent Flight 93 National Memorial near the crash site of Flight 93 in Shanksville, Pa. Saturday Sept. 10, 2011. (AP Photo/Gene J. Puskar)

Disa republikanë të moshuar kanë pranuar publikisht fitoren e Joe Bidenit.

Shumë prej tyre kanë një histori të kritikave në adresë të presidentit, Donald Trump.

Ky i fundit edhe pse jo zyrtarisht, ka pësuar humbje kundrejt demokratit Biden, i cili deri më tani ka votat e nevojshme elektorale për t’u zgjedhur president i ri i SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Susan Collins, senatorja e Maines i uroi Bidenit “çdo sukses” përmes një deklarate gjatë fundjavës. “Së pari, unë do t’i ofroja urimet e mia Presidentit të zgjedhur Bidenit për fitoren e dukshme – ai e do këtë vend”, tha ajo.

Senatori i Utah, Mitt Romney shkroi në Twitter “Ann [gruaja e tij] dhe unë i dërgojmë urimet tona presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendësresidentes së zgjedhur, Kamala Harrisit. Ne i njohim të dy ata si njerëz me vullnet të mirë dhe karakter të admirueshëm”, raporton bbc.

Reklama

Ben Sasse, senatori i Nebraskës, i cili ka qenë një kritik i hapur i Donald Trumpit, tha se po lutej për “të dy – Presidentin Trump dhe Presidentin e zgjedhur Biden, që të dy do të ishin të mençur në ekzekutimin e detyrave të tyre përkatëse gjatë kësaj kohe të rëndësishme të kombit tonë”.

Lisa Murkowski nga Alaska gjithashtu uroi të dy Biden si “fituesin e parashikuar të kësaj gare presidenciale”. “Ndërsa mund të mos jemi gjithmonë dakord, unë do të punoj me [Biden dhe Harris] për të bërë atë që është e drejtë për Alaskën”.

Ish-presidenti republikan, George W Bush tha se e kishte uruar Bidenin përmes një telefonate të dielën. “Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Bidenin si një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë” tha ai. /Telegrafi/

Reklama

Në trend Botë

Më shumë
Pamje për së afërti, si ushtarët ukrainas gjuajnë pa pushim pozicionet ruse me tankun e tyre

Pamje për së afërti, si ushtarët ukrainas gjuajnë pa pushim pozicionet ruse me tankun e tyre

Evropa
Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Koreja e Veriut ua hoqi mitrat grave shtatshkurtër, derisa njerëzit homoseksualë dhe fetarë i ka dënuar me vdekje, thotë Koreja e Jugut

Azia
Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Pas një kërkimi intensiv, trupi i dyvjeçarit në Florida gjendet në gojën e një aligatori

Amerika
Ishte pajisja e fortë, apo municioni i rusëve i dobët, si telefoni i ushtarit ukrainas pësoi vetëm ca gërvishtje pas goditjes

Ishte pajisja e fortë, apo municioni i rusëve i dobët, si telefoni i ushtarit ukrainas pësoi vetëm ca gërvishtje pas goditjes

Evropa
Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Prigozhin dëshiron të zëvendësojë Putinin, përplasja mes tyre është planifikuar për vitin 2024

Evropa
Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Evropa
Kalo në kategori