LAJMI I FUNDIT:

Cilat shprehi ju pengojnë të pasuroheni?

Cilat shprehi ju pengojnë të pasuroheni?

Nuk ka asnjë mënyrë për t’u pasuruar brenda natës, por ka disa sisteme të provuara që mund t’ju ndihmojnë të pasuroheni në planin afatgjatë

Realiteti është se të gjithë kanë të njëjtën mundësi për të qenë të pasur. Disa mund të përballen me pengesa më të mëdha se të tjerët.

Por ka një mundësi që të gjithë ta përdorin atë.

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz janë të pasur dhe të tjerë jo?

Kjo është kryesisht për shkak të mënyrës së tyre të jetesës dhe mënyrës së të menduarit.

Shumë njerëz pendohen për situatën në të cilën kanë lindur gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa të tjerë përpiqen ta ndryshojnë atë çdo ditë dhe kjo na dallon.

Çfarë po ju pengon për t’u bërë i pasur?

1. Ti punon fort, por jo me zgjuarsi

Në shkollë na mësojnë se duhet të punojmë fort nëse duam rezultate të mira në jetë. Kjo është vetëm gjysma e historisë sepse nga ana tjetër, përditshmëria dhe eksperienca të mëson se është e rëndësishme të punosh me zgjuarsi.

Nëse gjithçka bën është vetëm të punosh fort, s’do të bëheni kurrë aq të pasur sa ëndërroni. Ideja është të punoni me zgjuarsi që do të thotë, të investoni paratë në bursë kur ju jepet mundësia, të jeni prezent në momentin e duhur me njerëzit e duhur dhe të përfitoni nga çdo opsion që ju del para.

Mund të bëni shumë gjëra pa qenë nevoja të përpiqeni shumë apo të humbisni kohë.

2. Të hartosh një buxhet personal për ty është diçka e mërzitshme

Në rregull, e pranojmë që nuk është gjëja më argëtuese që mund të bëni. Por t’i dedikosh qoftë edhe pak orë për të krijuar një skemë realiste shpenzimesh dhe kursimesh do t’ju shpërblehet duke ju kursyer një stres të jashtëzakonshëm në të ardhmen.

3. Mendon se nuk ke kohë për të shënuar çdo shpenzim që bën

Hartimi i një buxheti mund të kërkojë goxha kohë në fillim, duke llogaritur të gjitha shpenzimet dhe ato që doni të kurseni. Por së fundmi, një gjë e tillë është bërë edhe më e thjeshtë falë aplikacioneve të shumta që jua lehtësojnë punën.

4. ‘Nuk fitoj mjaftueshëm para për të hartuar një buxhet’

Mendoni që s’ju duhet një buxhet përderisa çdo para që fitoni shkon për gjëra të nevojshme? Gabim. Hartimi i një buxheti është edhe më thelbësor kur të ardhurat tuaja janë të ulëta, në mënyrë që çdo para e fituar të shpenzohet në mënyrë të zgjuar.

5. ‘Jam dobët me matematikën’

Nuk duhet ndonjë aftësi e jashtëzakonshme në llogaritje duke qenë se hartimi i një buxheti kërkon veprime bazike përllogaritëse.

6. Ble gjëra që s’i përballon dot

Nëse nuk hiqni dorë nga ky zakon, ka pak gjasa të bëheni ndonjëherë të pasur. Edhe nëse po filloni të fitoni më shumë se më parë, s’duhet ta përdorni si justifikim për të ndryshuar stilin e jetës. Objektivi është të njiheni për etikën që keni në punë ose me paranë, jo për shpenzimet e luksit që bëni.

7. S’del nga zona jote e rehatisë

Suksesi vjen paralel me rrezikun dhe vështirësitë. Të bëhesh milioner s’është e lehtë dhe ndjesia për rehati të tundon vazhdimisht. Problemi është që duhet të ndërmarrësh risqe dhe për ta bërë këtë duhen ndryshime të vazhdueshme! Përgjithësisht, të pasurit e gjejnë “rehatinë” tek pasiguria. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori