Infektologu Valbon Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për simptomat që mund t’i kemi kur organizmi përballet me ndonjë infeksion.

Krasniqi theksoi në fushën e infektives, simptomat i ndajnë në të përgjithshme dhe simptoma specifike të sëmundjes.


“Simptomat e përgjithshme të sëmundjes infektive janë pak a shumë të njëjta te shumica e sëmundjes infektive me disa dallime të vogla sipas sistemeve se ku prek sëmundja. Por, simptomat më e përgjithshme dhe simptomat më markante e sëmundjes infektive janë ethet dhe temperatura...”, tha ai.

Krasniqi më tej tha se shenjat tjera janë lodhja, plogështia, kokëdhimbja, ndryshimet në analiza, etj.

Ky podcast sponsorizohet nga Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2.

Podcastin e plotë ku infektologu Krasniqi flet për sëmundjet infektive e simptomat, pastaj dallimin midis gripit dhe flamës, rezistencën antimikrobike, meningjitin, linë e ujit, etj mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/