Lorenc Palokaj, kushëriri i reperit të ndjerë, Mentor Palokaj, ka ndarë disa detaje, një javë pasi ky i fundit u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë.
Përmes një postimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, Lorenci ai ka treguar shkaqet që mund të kenë çuar tek vdekja e reperit.
Ai pohoi se kishte qenë pranë tij në tre javët e fundit të reperit “Tee”.
Siç pretendon Lorenci, vdekja e tij në moshën 42-vjeçare, me shumë gjasa, mund të ketë qenë rezultat i një neglizhence mjekësore,
Sipas tij, shenjat kanë qenë aty, por që Mentori i ka neglizhuar.
“Kam pasur fatin që tri javët e fundit të jetës së tij t’i kaloj pranë tij, pesë ditë para se të ndodhte kjo ngjarje, gjatë një bisede ai më tha se i ndjente këmbët pak të fryra. E tha këtë në mënyrë të tërthortë, pa e bërë temë dhe unë mendova se ishte diçka e zakonshme, si një lodhje e momentit, apo shqetësim jo serioz. Në vijim, ai kurrë nuk e përmendi më këtë problem, as me mua as me vëllain e tij”, ka deklaruar Lorenci.
“Një ditë para vdekjes, më përcolli në aeroport dhe atë ditë diçka nuk ishte si zakonisht. U falëm dy herë së bashku dhe mënyra se si më shikoi atë ditë ishte ndryshe. Ishte një shikim i thellë sikur ta dinte se ajo do të ishte hera e fundit që do të takoheshim. Gjatë gjithë udhëtimit, ndjeva sikur më shoqëroi me vështrimin e tij. Në këto ditët më të errëta të jetës time, morëm vesh nga një i afërm i tij se ai kishte qenë te mjeku dhe rezultatet nuk kishin dalë mirë në lidhje me zemrën e tij. I kishin thënë se duhej të shkonte në spital. Por kushdo që e ka njohur Mentorin, e di që ai kurrë nuk do t’i nënshtrohej kësaj situate. Ai i jetoi jetën sipas mënyrës së tij, pa i diktuar askush se si ta jetonte, madje as vdekja nuk mund t’i diktonte ditën e fundit të jetës”, rrëfeu kushëriri i reperit të ndjerë.
“Duket qartë se ai e kishte ndjerë diçka në ditët e fundit, por kishte zgjedhur ta mbante për vete, duke mos dashur të shqetësonte të tjerët. Shikimi i tij i fundit dhe mënyra si më përshëndeti në aeroport, duket se la pas një mesazh të heshtur, një lamtumirë të pa shprehur me fjalë, por të ndjerë thellë, është vështirë ta pranosh një humbje të tillë, veçanërisht kur kupton pas ngjarjes se kishte shenja që nuk i lexova plotësisht në kohë.
“Nuk munda deri tani ta gjej se te cili doktor ka qenë dhe çfarë diagnoze ka pasur Mentori muajt e fundit. Dëshira ime më e madhe është ta di për ta kuptuar situatën dhe për të kuptuar se çfarë ka ndjerë në ditët e fundit”, potencoi Lorenci.
Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet se Mentori mund të ketë vdekur nga mbidoza, pretendime të cilat qarkulluan me të madhe.
“Jo unë jam 1000% i sigurt, që shkaku i vdekjes nuk ka qenë sipas spekulimeve, por kanë qenë probleme shëndetësore. Krejt ata që e kanë njoft e dinë çka po them”, ka theksuar ai mes tjerash.
Mentor Palokaj u varros të enjten që lamë pas, derisa u gjet i vdekur më 2 mars në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Laerti dhe Gjesti puthen në buzë, shkaktojnë të qeshura pa fund tek banorët e tjerë

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

Publikohet traileri i serialit “The Last of Us”, sezoni i dytë vjen më 13 prill

Nusret Gokce shtron iftare falas gjatë Ramazanit për banorët e fshatit të tij: Asnjëherë mos harroni se nga vini

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Reagon Zebërvoki pas eskalimit të kamerës së fshehtë

Cilat mund të kenë qenë shkaqet që çuan në humbjen e reperit Mentor Palokaj? Flet kushëriri i të ndjerit

Egla Ceno i del në përkrahje Gjestit: Disa e kanë "frikë" dhe i afrohen, disa nuk guxojnë as ta nxjerrin në nominim

Shokon Redoni: Mesazhin në 'Big Love' për Eglin nuk e kam dërguar unë, më kanë përdorur emrin tim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa