Nexhmije Pagarusha, primadona e këngës së bukur shqipe, ka qenë, është dhe do të mbetet zonjë madhe e skenës sonë, një zë që nuk do të zhduket kurrë, por edhe një bukuri e rrallë dhe një modesti, që shumëkush ia ka lakmi. Modeste, e qetë dhe e drejtë, ndonëse e zbritur nga skena, ka mbetur respekti, arti i saj i madh dhe miqësia e afërsia me njerëzit, e mbi të gjitha humanizmi i pakufishëm.
Në ditëlindjen e saj të 80-të, Nexhmie Pagarusha, nuk lë përshtypje ta ketë rrëmbyer nostalgjia, derisa risjell në kujtesë një jetë, tashmë të ikur, artistike, me shumë përjetime të furishme…
Shkruan: Shaqir Foniqi
Për të do të thuhen fjalë të mëdha, por kësaj radhe po veçojmë vetëm vlerësimin e sopranos së njohur Juliet Greco, e cila thotë: “Nexhmije Pagarusha ka një zë të jashtëzakonshëm: i ngrohtë, i ndjeshëm, i dridhshëm. Te asnjë këngëtare nuk kam hasur cilësitë që ka Nexhmija. Mundësitë e saj janë të pakufishme. Ajo është një artiste e madhe dhe talente e rrallë. Nexhmijen nuk do ta krahasoja me asnjë këngëtare, sepse mendoj, do ta fyeja. Ajo është unike. Me dëshirën më të madhe do të vihesha në kontakt me të. Do të isha shumë e lumtur sikur të përkthehej dhe të adaptohej në gjuhën shqipe diçka nga repertori im dhe ta interpretonte Nexhmija”.
Ky konstatim dhe vlerësim, duket se është një kurorë e artë e të gjitha konstatimeve për Nexhmijen, primadonën e këngës së bukur shqipe.E lindur më 7 maj 1933 në Pagarushë të Malishevës, nga një familje patriotike dhe arsimdashëse, ajo sikur paralajmëronte lulet e pranverës, sikur maji kishte sjell një talent të rrallë që nuk do t’ia kaloje askush për vite të tëra. Nexhmije Pagarusha, ose bilbili i këngës shqipe, do të marrë talentin e lindur dhe do të vie në Prishtinë, ku menjëherë u bë emër i respektuar, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë kufijve.
Incizimin e këngës së parë në radio, Nexhmija e bën në moshën 16 vjeçe, me ardhjen e familjes nga Prizreni në Prishtinë (1947). Zërin e saj nuk e shkolloi, as e kultivoi, ai rrodhi si uji i kulluar i kroit, dhuratë hyjnie, ndonëse shkon në Beograd për këtë qëllim, por nuk mund ta gjejë veten në atë mënyrën e solokëndimit që po e kërkonte profesori i saj dhe kthehet. Vazhdon incizimet në Radio Prishtinë, nis një rrugë të gjatë, por jo të lehtë për kohën, rrethanat, mentalitetin e atëhershëm…
Në vitet e hershme të Teatrit të sapothemeluar krahinor, atëherë, ishte ndër tri të parat aktore të tij, bashkë me Katarina Josipin e Meriban Shalën. Në teatër, Nexhmija punon vetëm dy vjet (largohet për t’u shkolluar), ndërsa më vonë angazhohet edhe në film, në disa role (1967).
Ndërprerja definitive e zërit, ndodhi në Sarajevë, në Lojërat Dimërore Olimpike 1984. Ishte kjo përshëndetja e saj e fundit me skenën, me këngën, me zërin.
Ajo, tashti që e ka lënë këngën, i është kushtuar humanizmit, prandaj e shohim nëpër koncerte humanitare, kurse këngët e saj janë një mesazh i fortë për të gjithë ato femra, të cilat dëshirojnë ta ndjekin rrugën e saj.
Kushdo që ka rastin dhe nderin të pi kafe me të, e sheh madhështinë saj, shpirtin e madh, artin e pakufishëm dhe zemrën e pastër e shumë fisnike. “Ku ke humbë”, është fjala më e shpeshtë e saj për miqtë dhe adhuruesit e shumtë.Nexhmije Pagarusha, qëmoti është ngritur në Olimp dhe nuk zbret dot nga Olimpi i famës. Ajo, qëmoti ka çel zemrën dhe tashmë ka plot kujtime të bukura, interesante dhe shumë domethënëse. Zemra e saj ka plot kujtime, dhe me të drejtë, nganjëherë sytë i ka të njomë nga ato kujtime.
‘Baresha’ e Pagarushes, sakaq do të bëhet Primadonë e skenës sonë dhe një emër që nderon kulturën tonë. Zonja me borzilok, Nexhmije Pagarusha, tashmë i takon epokës dhe qëmoti ka hyrë në aorealin e vlerave kombëtare.
Ambasadorja e këngës shqipe, ka kënduar shumë këngë dhe, mund të thuhet, secilën me bukur se tjetra. Kënga “Çou, more Rexho…” është një antologji për dhembjen dhe qëndresën, për dashurinë dhe flijimin, pastaj radhiten këngët për Bareshën dhe bukurinë e saj, ‘Dashnor tu bana’, ku me aq afsh e krenari i këndon rinisë dhe bukurisë së saj, ‘Një lule’, ‘Po vijnë krushqit’, "Vetë ke mbetur" , ‘Kur një ditë të kthehesh ti’ e shumë këngë të tjera, të cilat qëndrojnë mbi supet e shekujve.Artistja nuk këndon më, por perdja nuk lëshohet dot. Mëse dyzet vjet nuk zbriti nga skena, kurse nga mbamendja jonë nuk do të zbres kurrën e kurrës. I lumtur dhe i madh duhet të jetë ai popull që ka dhënë një artiste kaq të madhe.
Teksa takohemi në lokalet e Radio Kosovës, ajo menjëherë rrethohet nga miqtë dhe adhuruesit e saj, kurse saherë që kalon nëpër qytet, njerëzit shfaqin për të një respekt të pakufishëm. Nuk lë përshtypje ta ketë rrëmbyer nostalgjia, derisa risjell në kujtesë një jetë, tashmë të ikur, artistike, me shumë përjetime të furishme.
Timbret e evergrinëve të dikurshëm, përzgjedhje e Nexhmijes, mbushin hapësirën tek bisedohet: të pastra si loti, incizime pa të meta, si të jenë bërë në teknikën më të përkryer, ndonëse dhjetëvjetësha më parë!
Kujtimet, megjithatë, janë ato që plotësojnë personalitetin e njeriut… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Çfarë parasheh marrëveshja për minerale mes Ukrainës dhe SHBA-së?

Meksika ekstradon në SHBA një nga bosët më të kërkuar të drogës dhe 28 anëtarë të kartelit

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet