Shoferi i një autobusi në Londër, nuk pati aspak kujdes ndaj çiklistit të cilin e nxori nga rruga dhe për pak e shtypi.

Mirëpo, ai iu hakmor në mënyrë shumë të zgjuar, duke ia fikur motorin përmes butonit të emergjencës, transmeton Telegrafi.


“Është e ndaluar të fiket motori në këtë formë, por ai i dha një mësim ngasësit të pakujdesshëm”, është një koment lidhur me rastin.

Shikuesit e videos që po qarkullon në internet, e kanë lavdëruar çiklistin që kreu këtë veprim, për ta vetëdijesuar shoferin që të ketë më shumë kujdes. /Telegrafi/