Cigaret elektronike mund të jenë po aq të rrezikshme sa duhani
![Cigaret elektronike mund të jenë po aq të rrezikshme sa duhani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/cigaret-780x439.jpg)
Sipas një studimi të ri thuhet se përdorimi i cigareve elektronike mund ta dëmtojë shëndetin njëlloj sikurse duhani.
Një eksperiment i realizuar në minj ka treguar se ekspozimi ndaj avullit të cigareve elektronike çon në aritmi të zemrës – çrregullim në ritmin e zemrës, që mund të jetë shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë ose i parregullt.
Një rrahje e parregullt e zemrës mund të çojë në komplikime për jetën, duke përfshirë goditje në tru, mpiksje gjaku dhe madje edhe arrest kardiak në raste të rënda.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/ecgiare5.jpg)
“Gjetjet tona tregojnë se ekspozimi afatshkurtër ndaj cigareve elektronike mund ta destabilizojë ritmin e zemrës përmes substancave kimike specifike brenda lëngjeve elektronike”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Dr Alex Carll, një asistent profesor në Universitetin e Louisville.
Këto të dhëna vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e madhe po përballen më të ashtuquajturën ‘epidemi’ nga përdorimi i madh i cigareve me avull nga adoleshentët – transmeton Daily Mail.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që pinë rregullisht janë në rrezik të zhvillimit të pengesave të rrugëve të frymëmarrjes të ngjashme me ato që vuajnë nga njerëzit me astmë.
Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Harvardit përdoruesit e rinj po përjetonin simptoma të frymëmarrjes të ngjashme me ata që vuajnë nga sëmundje të mushkërive.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/cigarre1.jpg)
Pajisjet me aromë – të cilat janë më të njohura në mesin e të rinjve dhe fëmijëve – në SHBA tashmë kërkojnë miratim specifik nga agjencia FDA për të qëndruar në raftet e shitjes.
Nga të dhënat e studimit të publikuar në Nature Communications, Dr Carll pohon se “këto gjetje sugjerojnë se përdorimi i cigareve elektronike që përfshin disa shije ose mjete tretëse, mund ta prishë përcjelljen elektrike të zemrës dhe të provokojë aritmi”, si dhe “këto efekte mund të rrisin rrezikun për fibrilacion atrial ose ventrikular dhe arrest të papritur kardiak”
Derisa disa besojnë se cigaret elektronike janë relativisht të padëmshme në krahasim me cigaret standarde, studiuesit kanë paralajmëruar prej kohësh se ato mbartin rreziqe të tyre.
Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që pinë rregullisht cigare me avull janë në rrezik të zhvillimit të problemeve të rrugëve të frymëmarrjes të ngjashme me ato që i kanë njerëzit me astmë dhe COPD (sëmundja kronike obstruktive të mushkërive). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe