Një çift që kanë një dallim në moshë rreth 30 vjeçar dhe u takuan gjatë udhëtimit kanë zbuluar se si i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe pothuajse të gjitha pasuritë e tyre jo të pakta, për të jetuar një jetë si nomadë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Miriam, 34 vjeç, nga Hollanda dhe Peter, 64 vjeç, nga Zelanda e Re së fundmi janë gjendur në Bullgarinë Juglindore, ku ata aktualisht qëndrojnë në malet e Rodopit, destinacioni i fundit në 12 vitet e tyre të jetës nomade.


dd1 1

Çifti nuk ka adresë të përhershme, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin me një çantë shpine plot me sende.

Kur është fjala për mbijetesë, Peter është i ngarkuar me gatim ndërsa Miriam merr rolin e mbledhësit, duke gjuajtur kafshë duke përdorur një hark dhe shigjetë, diçka që ajo e pranon është larg nga jeta e saj e mëparshme.

dd2

"Unë u rrita si një vegjetariane", tregon ajo, duke zbuluar se iu deshën dy vjet për të mësuar se si të bëhet një gjuetare.

Peter dhe Miriam financojnë stilin e tyre të jetesës me kursimet e tyre prej 50,000 dollarësh, duke vlerësuar se shpenzojnë rreth 4,000 dollarë në vit dhe ai pranon se nuk janë të shqetësuar për financat.

dd4

Peter shpjegon: "Njerëzit shpesh pyesin se çfarë do të ndodhte nëse do të dilnim nga paratë. Epo do të shkojmë të gjejmë një punë, shumë e thjeshtë".

dd3

Kur është fjala për larjen, sidomos të flokëve të saj, Miriam ka rrëfyer se një gjë të tillë e bën në ndonjë lumë apo përrua, ndërsa në vend të shamponit përdor urinën e saj. /Telegrafi/