Oso Gjinovci në komunitetin e futsallit njihet me nofkën ‘Bomberi’, ndërsa tash e disa vjet është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futsall.

Djaloshi prishtinas bën dy punë, pasi që mbetet shumë e vështirë të mbijetosh nga një sport, siç është futsalli.


Ai është ciceron në shpellën më të njohur në Kosovë, atë të Gadimes.

13612210 10154337138412296 5770346950452293165 n e1528133193593 Oso në vendin e tij të punës

Oso fillimisht flet për punën që e kryen ditën dhe i njofton vizitorët me bukuritë e kësaj shpelle.

“Shkoj në punë në Gadime nga ora 08:00 deri në ora 16:00.  Ka shumë vizitorë nga e gjithë bota në Shpellën e Gadimes”.

13631490 10154344252592296 6905514245824928909 n e1528133282281 Gjinovci duke ia shpjeguar vajzës së tij bukurit e Shpellës së Gadimes

“Vizitorëve ua shpjegoj bukuritë e këtij margaritari të çmueshëm. Për histori,  kristalet dhe gjeologji, e gjithçka tjetër çfarë ka brenda në shpellë”, thotë Gjinovci për Telegrafin.

Oso përveç gjuhës shqipe, i flet rrjedhshëm edhe gjuhën angleze dhe serbe, ndërsa njihet për harmoninë e tij gjatë shpjegimit në shpellë.

Pasdita për të ka të bëjë vetëm me futboll. Oso njihet si sulmues shumë i rrezikshëm para portës, ndërsa vetëm në kampionatin e fundit ka arritur të shënojë 33 gola.

22339290 10155697689857296 6802321000446983830 o Oso duke festuar një nga golat e shumtë

“E dua futsallin dhe luaj me pasion. Për mua nuk është shumë e vështirë edhe të punoj edhe të luaj. Kjo punë do vullnet dhe unë e kam. I pres me padurim oraret kur kam stërvitje”

Ai së fundmi ka qenë pjesë e Prishtinës, ndërsa aktualisht është pa kontratë dhe në bisedime me disa skuadra.

23032350 10155754634762296 4957708503507765628 n Oso në aksion

“Ofertat më kanë vërshuar, pasi që kam kaluar formë të jashtëzakonshme dhe kam shënuar gola pafund. E tëra çfarë mund t’ju them është, bëhuni gati për sezonin e ri”.

Oso Gjinovci është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në futsall, që drejtohet nga Ramadan Cimili.

34367455 10156336184747296 4664418742124412928 n I tubuar me Kosovën

“Të jesh pjesë e Kosovë është nder. Ftesat nga Kosova i pres me padurim dhe me dëshirë të madhe shkoj. Për një sportist, ti mbrosh ngjyrat e shtetit është kulmi”, ka thënë Gjinovci për Telegrafin.

34471416 10156336168862296 7604773655276421120 n Në stërvitje

Gjinovci që ka luajtur për Besën dhe Prishtinën, mund të përfundojë në një skuadër tjetër gjatë afatit kalimtar./Telegrafi/

telegrafi sport app