Ciara mahnit me një kostum të veçantë, ndërsa feston ditëlindjen e saj të 40-të në New York

Ciara mahniti të premten në New York me një kostum tërheqës, ndërsa u ul pas tavolinave të DJ-ve për të festuar ditëlindjen e saj të 40-të.
Këngëtarja iu bashkua DJ Cassidy për një natë të zhurmshme, duke kërcyer dhe argëtuar së bashku me miqtë dhe pjesëmarrësit e festës, shkruan DailyMail.
Ylli i viteve 2000 kompletoi dukjen me një pallto të mbushur në të njëjtën ngjyrë dhe syze dielli të zeza të trasha.

Festimi erdhi pak kohë pas postimeve të çiftit të famshëm, Ciara dhe Russell Wilson, për nëntë vjetorin e martesës së tyre dhe për momente nga udhëtimet dhe përvojat e tyre së bashku.
Që nga martesa në vitin 2016, çifti ka tre fëmijë: Sienna, Win dhe Amora, të lindur përkatësisht në 2017, 2020 dhe 2023.

Përvjetori i veçantë erdhi ndërsa ata përshtaten me jetën e tyre të re në New York pas një viti në Pittsburgh.
Në postimin e saj, Ciara shkroi mesazhe të ëmbla për bashkëshortin, duke falënderuar Zotin për dashurinë dhe duke shprehur emocionin për të ardhmen.

Muajin e kaluar, çifti u pa duke shijuar një takim romantik në Nju Jork, ku Ciara dhe Wilson dukeshin të dashuruar përballë horizontit të Big Apple.
Ata u fotografuan duke u përqafuar dhe duke pozuar për selfie të ëmbla, ndërsa kënga “YES IT IS” e Leon Thomas luhej në sfond. /Telegrafi/



























































