LAJMI I FUNDIT:

Christopher Steele: Jeta e pabesueshme e 007 anglez, që ka prodhuar dosjen e Donald Trump dhe “Russiagate”

Christopher Steele: Jeta e pabesueshme e 007 anglez, që ka prodhuar dosjen e Donald Trump dhe “Russiagate”

Viti i parë në detyrë i Presidentit Donald Trump është shënuar nga investigime paralele lidhur me Rusinë, një i kryer nga Prokurori Special Robert Mueller dhe tjetri i drejtuar nga Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve.

Prapa të dy këtyre investigimeve spikat spiuni britanik Christopher Steele dhe dosja që ka shkruar gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 për lidhjet e Trump me Rusinë.


Agjenti i pakapshëm i MI6-ës ka pasur një jetë magjepsëse, qysh kur zgjidhte krime politike deri në rolin e tij aktual si figurë përcaktuese në hetimet në Rusi.

Jeta e Christopher Steele mund të lexohet si skenari i një triler spiunazhi ndërkombëtar. Nga brigjet e Jemenit në zyrat e MI6-ës në Moskë dhe Londër, spiuni britanik ka përjetuar një karrierë mbresëlënëse përpara se të hartonte dosjen famëkeqe dhe përcaktuese mbi lidhjet e kandidatit të atëhershëm presidencial amerikan Donald Trump me Rusinë në 2016.

Besueshmëria dhe përvoja e agjentit i janë nënshtruar një kontrolli në rritje muajve të fundit. pavarësisht pohimeve shpërthyese mbi lidhjen e Trump me Rusinë që Steele bën në dosjen e tij akoma duhet të konfirmohen nga subjekte të pavarura, pak e nga pak investigatorët po konfirmojnë copëza të dokumentit. Tani ka dalë një dosje e dytë, që sipas asaj që referohet, ka arritur në shumë prej konkluzioneve të njëjta me ato të bëra nga Steele.

Megjithëse është damkosur si një politikan që ka hartuar një dosje për një përfitim personal, nga aktivitetet e tij rezulton qartë se në kohë dosja është transformuar në një çështje thellësisht personale për Steele. Një prej miqve të tij të kolegjit ka thënë se politika nuk ka pasur një rol përcaktues në punën e Steele.

“Ka idetë e veta politike, por është një mendimtar pragmatist”, ka thënë për “New Yorker”.

“Për të, barazi, integritet dhe e vërtetë mundin çdo ideologji”. Ja sesi Steele është bërë një burim jetik inteligjence në të dyja brigjet e Atlantikut dhe një figurë përcaktuese në hetimet për Rusinë: Historia e Steele nis një vend të pamundur – në një bazë ushtarake koloniale në portin e Adenit në Jemen, në Detin Arabik, ku ka lindur në vitin 1964. Babai i Steele ishte një meteorolog për forcat e armatosura britanike, gjë që do të thotë se kaloi një pjesë të fëmijërisë në vendet më të largëta të shpërndara në të gjithë globin.

Përveçse në Jemen, ka kaluar kohë në Qipro dhe në Ishujt Shetland të Skocisë, ku ka zhvilluar pasionin për birdwatching. Pasi ka frekuentuar dy kolegje të ndryshme në Angli, Steele është pranuar në Cambridge University, ku është bërë President i së famshmes Shoqatë të Debatit të Unionit të Cambridge. Është diplomuar në vitin 1986 për Shkenca Sociale dhe Politike. Pas diplomimit është rekrutuar menjëherë nga MI6, shërbimi sekret britanik. Pasi ka punuar në Londër për shumë vite, në 1990, në moshën 26 vjeçare, i është caktuar detyra e parë jashtë vendit: pranë ambasadës britanike në Moskë.

Teksa ishte në Moskë, Steele punonte nën koperturë dhe shtihej si diplomat britanik. Ishte një “udhëtar i brendshëm” që ishte në gjendje të vizitonte pjesë të Rusisë më parë të palejuara për të huajt. Steele ka asistuar në tranzicionin e një vendi. Ishte në Moskë ditën në të cilën ra Bashkimi Sovjetik. Por megjithëse agjentët e KGB-së, që e mbanin nën kontroll riemërtoheshin si agjentë të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), e kuptoi se sistemi i vjetër kishte mbetur pa lëvizur në vendin e tij.

Steele e la Moskën në 1993 dhe, pas një periudhe në Paris, u dërgua në bazën ajrore të Bagramit në Afganistan në vitin 2003, për të stërvitur anëtarët e forcave special në misione “vrasjeje ose kapje” talibanësh. Në 2004, Steele ishte tashmë në majën e karrierës së tij. Shërbente si senior officer në radhët e MI6-ës dhe përvoja e tij në Rusi është përshkruar si e “shkëlqyer”. Në vitin 2006 është bërë kreu zyrtar i selisë ruse pranë agjencisë.

Në vitin 2006, Steele është bërë funksionari që ka investiguar lidhur me vdekjen e ish agjentit të FSB-së Alexander Litvinenko, që ishte strehuar në Britaninë e Madhe. Qe pikërisht Steele ai që përcaktoi se shteti rus e kishte helmuar Litvinenko.

Në 2009 një tragjedi e ka goditur Steele: gruaja e tij Laura ka ndërruar jetë prej një sëmundje në mëlçi. Ka lënë MI6-ën dhe ka themeluar një kompani private inteligjence që punonte lidhur me Rusinë dhe Ukrainën. Në 2010 kompania e tij Orbis Business Intelligence ka kontribuar në nisjen e investigimeve lidhur me korrupsionin global të FIFA-s.

Kanë kaluar disa vite. Reputacioni i Steele ka vazhduar të rritet dhe Orbis ka hartuar qindra raporte lidhur me Rusinë e Ukrainën të cilave u besonin funksionarë si amerikanë, ashtu edhe britanikë. Një ekspert inteligjence ka thënë se Steele ishte “personi referues lidhur me Rusinë në sektorin tregëtar”.

Në pranverën e 2016, Glenn Simpson, themelues i kompanisë hulumtuese Fusion GPS, ka kontaktuar Steele me një propozim interesant. Ka rekrutuar Steele për të nisur mbledhjen e informacioneve mbi kandidatin e atëhershëm Donald Trump, gjithçka për llogari të një klienti anonim. Në 2015 publikimi konservator The Washington Free Beacon kishte rekrutuar Fusion për kryerjen e një hulumtimi opozicioni ndaj Trump. Sapo Beacon i kishte braktisur investigimet në pranverën e 2016, Komiteti Kombëtar Demokrat nisi t’i financojë aty ku kishin mbetur.

Qe në këtë moment që ndërhyri Steele. Me sa duket, ky i fundit nuk e dinte se Partia Demokrate po financonte hulumtimet e tij dhe ju tha vetëm që të përqëndrohej mbi drejtuesin e fushatës elektorale të Trump, Paul Manafort. Por shpejt investigimi i tij u zgjerua deri sa të përfshijë edhe vetë Trump. Megjithëse fillimisht Steele mendonte se nuk do të gjente asgjë të madhe, shpejt e kuptoi se e kishte gabim. Gjatë rreth 6 muajve të ardhshëm, Steele ka hartuar një seri prej 17 artikujsh që bashkë do të formonin dosjen Trump – Rusi.

Gjëja e parë që Steele tha se kishte kuptuar është se rusët kishin informacione kompromentuese lidhur me një takim të supozuar që Trump kishte pasur me disa prostitute në Moskë. Edhe në këtë fazë fillestare, Steele u trondit nga zbulimet e tij dhe, sipas asaj që referohet, u tha kolegëve të tij se “ishte ulur mbi një bombë atomike”. Në korrik të 2016 ka takuar një kontakt të FBI-së që e njihte në Londër për të shqyrtuar konkluzionet e tij. në këtë pikë, Steele po punonte akoma vetëm, por takimi ka hedhur bazat e një bashkëpunimi të ardhshëm me agjencinë e inteligjencës.

Steele avanconte në investigimet e tij dhe zbulonte informacione akoma edhe më befasuese. Gjatë gjithë korrikut e gushtit, ka gjetur prova të një operacioni masiv piraterie rus dhe indicia se Kremlini ishte i kënaqur nga përpjekjet e tij për të përçarë Shtetet e Bashkuara. Në muajt në vazhdim, Steele ka gjetur diçka që dukej e pashpjegueshme: se Moska kishte mbështetur fshehurazi Trump gjatë 5 viteve të fundit dhe se ishte bashkëpunëtor në përpjekjet e Rusisë për t’i çuar zgjedhjet e 2016 në favorin e tij. Steele vendos që të takojë Sër Andrew Wood, ish ambasadorin britanik në Moskë, për të “ndarë barrën” e asaj që kishte zbuluar. Të dy kanë kaluar orë të tëra duke studiuar materialin e siguruar nga Steele në shtëpinë e tij afër Londrës dhe kanë vendosur se burimet e tij duket se kishin pak interes që ta gënjenin.

Në tetorin e 2016, Steele ka takuar formalisht agjentë të FBI-së në Romë për t’u marrë në pyetje. Sipas bashkëthemeluesit të Fusion GPS Simpson, Steele i ka thënë se “nëse ka një emergjencë të sigurisë kombëtare apo një problem të mundshëm të sigurisë kombëtare, duhet ta sinjalizoj”. Pas seancës, Steele ka pranuar të bëjë informatorin e FBI-së. por mbledhja private e informacioneve sekrete të Steele në këtë pikë është dukur në contrast me ndjenjën e tij të detyrës, që i kërkonte të bashkëpunonte me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Lindsay Graham, që ka shumë kontakte në inteligjencë, nga sa referohet, në atë kohë i ka dhënë Steele këtë këshillë: “Mund të jesh informator i FBI-së, mund të jeshë politikan, por nuk mund të jesh të dyja gjërat, sidomos në të njëjtën kohë”.

Por Steele është ndjerë gjithnjë e më shumë i frustruar nga agjencitë amerikane të inteligjencës dhe ka vlerësuar se investigimet e tyre nuk ecnin aq shpejt sa duheshin. “Qemë mjaft të preokupuar që informacionet mbi rusët që tentonin të ndërhynin në zgjedhje të bëheshin pis”, ka thënë Simpson lidhur eme inercinë relative të FBI-së lidhur me nxitjet e Steele gjatë dëshmisë në Kongres. Kështu, në shtator të 2016, Steele ka vendosur të bëjë me kokën e tij. Ai dhe Simpson kanë zhvilluar mbledhje konfidenciale lidhur me zbulimet e tij me media të ndryshme, midis të cilave Washington Post, New York Times dhe CNN.

Më 31 tetor 2016, Mother Jones ka qenë e para që ka përmendur dosjen e Steele dhe ka botuar një artikull të titulluar “Një spiun veteran i ka dhënë informacionet FBI-së rreth një operacioni rus që ka mbështetur Donald Trump”. Anipse Mother Jones nuk e përmendte emrin e Steele në artikulll, FBI-ja i dha menjëherë fund raportit me të. Por, në këtë pikë, zbulimet e Steele kishin nisur të qarkullonin në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Obama.

Siç dihet, Trump i ka fituar zgjedhjet e nëntorit. Me mbarimin e fushatës së Trump, edhe financimet për Steele nga ana e Partisë Demokratë kanë përfunduar. Megjithatë, vendosi që të vazhdonte të punonte lidhur me dosjen, edhe pa qenë i paguar. E ka depozituar raportin final të dosjes në dhjetor. Steele dhe aleatët e tij e dinin se ishte imperative që ligjvënësit amerikanë të dinin për dosjen e tij. nëpërmjet një serie kalimesh klandestine, Steele ja ka kaluar dosjen Senatorit John McCain, që pasi e ka shqyrtuar ja ka kaluar ish Drejtorit të FBI-së James Comey.

Në këtë pikë, dosja është shndërruar në sekretin më të keqruajtur të Uashingtonit. Pasi nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, mediat janë distancuar prej saj, deri në botimin e plotë të saj nga ana e Buzzfeed më 10 janar 2017. Natyrisht që Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin i kanë mohuar akuzat e shumta jo të verifikuara dhe, ndërsa bota ndeshej me implikimet e dosjes për herë të parë, Steele është lavdëruar nga disa dhe përqeshur nga disa të tjerë. Dosja e Steele është bërë baza për memon kontradiktore lidhur me sjelljen jo korrekte të FBI-së e të Departamentit të Drejtësisë, shkruar nga Devin Nunes, dhe senatorët Lindsay Graham e Chuck Grassley kanë kërkuar që t’i nënshtrohej një investigimi penal për shkak të punës së kryer nga FBI-ja.

Ndërkohë, Steele jetonte qetësisht. Sipas disa lajmeve, ka vizituar uashingtonin për të dëshmuar përpara ekipit të Prokurorit Special Robert Mueller lidhur me hetimin rus në zhvillim në muajin shtator, pork jo është gjithçka dihet për pozicionin e tij nga fillimi u 2017. Ka dalë përpara telekamerave në mars të 2017 përpara zyrës së tij në Londër, ku ka falënderuar fansat dhe kolegët e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Pas kësaj, Steele është zhdukur. Vetëm koha do ta tregojë se kur spiuni që ka shëtitur botën dhe që ka ndryshuar botën do të shfaqet një ditë. /Bota.al/