LAJMI I FUNDIT:

Christopher Plummer zëvendëson Kevin Spaceyn te “All the Money in the World”

Christopher Plummer zëvendëson Kevin Spaceyn te “All the Money in the World”

Kevin Spacey do të zëvendësohet në filmin e ri ‘ All the Money in the World’.

Spacey do të zëvendësohet nga aktori Christopher Plummer.

Spacey është duke u përballur me një numër akuzash për sjellje të pahijshme seksuale, dhe tani regjisori i filmit Sir Ridley Scott dhe Imperative Entertainment kanë vendosur të marrin masa ndaj tij, raporton Deadline.

Plummer është vendosur të marrë rolin e J Paul Getty, në xhirimet e të gjitha skenave ku më parë ishin paraparë të luheshin nga Spacey , transmeton KosovaPress.

Aktori fillimisht ka punuar për rreth tetë deri në 10 ditë në xhirimet e ‘All the Money in the World’, duke luajtur naftëmbajtësin që refuzon të paguajë një shpërblim pas rrëmbimit të nipit të tij.

Spacey u pezullua nga Netflix pas akuzave për abuzim seksual nga punëtorë të shumtë në serinë “House of Cards”.