Christina Aguilera ngjall reagime me pozat provokuese dhe flet për transformimin e saj

Christina Aguilera tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive provokuese në Instagram, ku shfaqet me të brendshme të zeza dhe transparente.
Këngëtarja 44-vjeçare pozon në një dhomë hoteli, duke treguar format e saj sensacionale dhe duke i lënë pak vend imagjinatës.
Ajo i çmendi fansat me pozat e guximshme, ndërsa në një prej tyre shfaqet me shpinë nga kamera, duke theksuar të pasmet, shkruan DailyMail.
“Në raftin e sipërm”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë. Këto imazhe vijnë pak ditë pasi Aguilera mori pjesë në premierën botërore të Burlesque: The Musical në Londër, ku shkëlqeu me një fustan të zi dhe bizhuteri të argjendta.
Transformimi fizik i Aguilerës ka shkaktuar diskutime online, me fansa që spekulojnë për ndërhyrje estetike apo përdorim të medikamenteve për humbje peshe.
Megjithatë, këngëtarja nuk i ka komentuar drejtpërdrejt këto pretendime, por ka pranuar më herët se për vite me radhë është përballur me presion rreth peshës së saj.
Në një intervistë për Glamour, ajo u shpreh se sot ndjehet më e pjekur dhe më e sigurt në trupin e saj: “Mendimet e të tjerëve për mua nuk janë puna ime. Nuk do t’i pranoj më ato”. /Telegrafi/





















































