LAJMI I FUNDIT:

Chollet telefonon Kurtin e Vuçiqin, dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkon rikthimin në dialog

Chollet telefonon Kurtin e Vuçiqin, dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe kërkon rikthimin në dialog

Pas incidentit të armatosur në veri të Kosovës, këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, ka bisedur në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Chollet në rrjetin social ‘X’, ish-Twitter, tha se ka dënuar sulmin e tmerrshëm të së dielës dhe ka dënuar dhunën ndaj Policisë së Kosovës – po ashtu ka shprehur ngushëllime për policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

Ndërkaq, ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut për normalizimin e raporteve.


“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës, dhe shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, tha ai.

Chollet bisedoi për rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtari amerikan kërkoi shmangien e veprime “që mund të nxisin më tej tensionet”.

“Bisedova me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e deeskalimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet. Humbja tragjike e jetës nënvizon nevojën urgjente për të rivendosur qetësinë dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Chollet.

Bisedat e zyrtarit të lartë amerikan me liderët e Kosovës dhe Serbisë vijnë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Përurimi i urës në Rogovë të Hasit nga Kurti dhe ministrat në detyrë, reagon Hykmete Bajrami

Lajme
Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Aktakuzë ndaj mësimdhënësit për përdhosje të simboleve kombëtare dhe nxitje të urrejtjes në Ditën e Flamurit

Lajme
Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë – kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Patriarku serb në Kremlin, përkrah

Patriarku serb në Kremlin, përkrah "botën ruse", dënon Perëndimin dhe i përcjell mesazhe Putinit për Kosovën

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Kalo në kategori