Ylli i Juventusit, Federico Chiesa është afër rikthimit në aksion, duke rritur opsionet e Massimiliano Allegrit në sulm. Por si mund të luajnë Bianconerët me italianin.

Chiesa ka mbetur jashtë fushës që nga janari për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, i cili kërkonte operacion dhe Juventus shpreson ta shohë atë në veprim përpara pushimit të Kupës së Botës.


Mediat e shumta në Itali sugjerojnë se ish-anësori i Fiorentinës mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Empolit, megjithëse ai nuk pritet të përfshihet ende në ndeshjet zyrtare.

h 57968897

Chiesa do t'i ofrojë Allegrit zgjidhje të ndryshme taktike pasi të kthehet. Siç theksohet nga La Gazzetta Dello Sport, tekniku toskan mund ta përdorë 24-vjeçarin në pozicione të shumta dhe në sisteme të ndryshme.

Chiesa është një krah i majtë natyral që mund të luajë në formacionin 4-3-3 ose 4-4-2. Natyrisht, ai do të kishte më pak detyra mbrojtëse në një treshe sulmuese, ndërsa një 4-4-2 mund ta detyrojë atë të ndjekë shpesh për të ndihmuar mbrojtësit.

chiesa injury

Megjithatë, Allegri e ka përdorur shpesh italianin si qendërsulmues duke pretenduar se 24-vjeçari mund të bëhet një sulmues mbështetës në të ardhmen. Ky është një rol që ai mund ta mbulojë edhe në formacionin 3-5-2.

Ky përdorim i Chiesa do të ishte gjithashtu mjaft i dobishëm për Roberto Mancinin, i cili së fundmi ka rreshtuar Italinë me një formacion 3-5-2 që nuk kërkon anësorë sulmues.

Chiesa 1

Duke folur për 3-5-2, Chiesa luajti si mbrojtës i krahut të majtë në fillim të karrierës së tij profesionale, por nuk ka gjasa që ai të mbulojë të njëjtin rol përsëri në të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app