LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Chevrolet Corvette Z06 i parë i prodhuar (2023) u shit për 3.6 milion dollarë

Një kopje e parë e prodhuar e Chevrolet Corvette Z06 u shit në ankandin e Barrett-Jackson dhe fondet e mbledhura do të dhurohen për bamirësi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo është pothuajse kopja më e shtrenjtë e modelit Corvette e shitur ndonjëherë në ankand, pasi pronari i ri “ka lënë mënjanë” 3.6 milionë dollarë.

Megjithatë, titullin e më të shtrenjtës e mban ende Corvette L88 Coupe e vitit 1967, një makinë që u shit për 3.85 milionë dollarë në vitin 2014.


Siç pritej, oferta më e madhe për VIN001 2023 Corvette Z06 u bë nga Rick Hendrick, themeluesi dhe CEO i Hendrick Companies.

Ai gjithashtu bleu Corvette Stingray-in e parë në 2020 për 3 milionë dollarë falë ofertës më të madhe.

Të gjitha fondet do t’i dhurohen organizatës kombëtare jofitimprurëse Operation Homefront, e cila është e fokusuar në ndërtimin e familjeve të forta, të qëndrueshme dhe të sigurta ushtarake, pra ndihmë financiare në situata të vështira financiare.

Corvette Z06 e re fuqizohet nga një motor 5.5-litërsh LT6 V8 që zhvillon deri në 670 kf dhe 623 Nm çift rrotullues. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Elon Musk është afër thyerjes së rekordit të pasurisë së tij, ndërsa aksionet e Tesla-s vazhdojnë të rriten

Auto
Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Hyundai e ka të qartë: Drejtuesit kanë dërguar mesazh se nuk duan të gjitha funksionet në ekran!

Auto
VW nis “bashkëpunimin” prej 5.8 miliardë dollarësh me rivalin e Tesla, Rivian

VW nis “bashkëpunimin” prej 5.8 miliardë dollarësh me rivalin e Tesla, Rivian

Auto
Gomat e reja suedeze pa ajër: Premtojnë performancë revolucionare!

Gomat e reja suedeze pa ajër: Premtojnë performancë revolucionare!

Auto
Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Stili, fuqia dhe siguria në një paketë - zbuloni Dacia Duster 2025

Auto
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur

Auto
Kalo në kategori