Cheryl emocionoi fansat në daljen e saj të parë televizive pas vdekjes tragjike të ish-partnerit të saj, Liam Payne.

Ish-ylli i ‘One Direction’, babai i djalit të saj, Bear, shtatë vjeç, ndërroi jetë muajin e kaluar në moshën 31-vjeçare pas një aksidenti të rëndë në Buenos Aires, Argjentinë.


Gjatë paraqitjes, Cheryl, 41 vjeçe, u bashkua me shoqet e grupit Girls Aloud – Nadine Coyle, Nicola Roberts dhe Kimberley Walsh – për të promovuar nismën e tyre bamirëse në kujtim të anëtares së ndjerë të grupit, Sarah Harding, shkruan DailyMail.

92139199 14089991 image a 7 1731749497520

Grupi prezantoi një version të ri të këngës ikonike “I'll Stand By You”, ku Sarah ishte vokaliste kryesore.

Kjo ishte një mënyrë prekëse për të nderuar Sarah, e cila ndërroi jetë në shtator 2021, në moshën 39-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin e gjirit.

92137461 14089991 image a 10 1731747596642

Fansat vlerësuan Cheryl për qëndrueshmërinë e saj përballë humbjeve të shumta.

“Ajo ka kaluar kaq shumë dhe është tepër e fortë”, shkruan një fans, ndërsa të tjerë ndanë emocionet e tyre mbi këngën dhe rëndësinë e saj për vajzat e grupit dhe për publikun.

92132831 14089991 Cheryl Nadine Coyle Nicola Roberts and Kimberley Walsh introduce a 11 1731747614849

“Kjo këngë godet ndryshe. Një mesazh kaq i fuqishëm”, tha një komentues, ndërsa një tjetër shtoi: “Nuk mund të ndaloj lotët. Dëgjimi i vokalit të Sarës në një këngë kaq të veçantë është prekës”.

Gjatë homazhit, Cheryl dhe vajzat e grupit përpiqeshin të mbanin emocionet nën kontroll.

Cheryl ndau ndjesitë e saj për rëndësinë e këngës, duke theksuar se ajo ishte një testament për lidhjen e fortë që kishin ndarë si grup dhe për dashurinë e tyre për mikeshën e tyre të ndjerë, Sarah. /Telegrafi/

92137773 14089991 image a 12 1731747627674