LAJMI I FUNDIT:

Chepurin: Rusia është për ndarjen e Kosovës, nëse kjo do të ishte zgjedhja e Serbisë

Chepurin: Rusia është për ndarjen e Kosovës, nëse kjo do të ishte zgjedhja e Serbisë
Beograd, 19. marta 2018 - Cinjenica je da su se izmedju predsednika Srbije Aleksandra Vucica i predsednika Ruske Federacije Vladimira Putina uspostavili dobri odnosi, a to je pretpostavka za dalji razvoj medjusobnih odnosa dve zemlje, rekao je danas Tanjugu ruski ambasador Aleksandar Cepurin. FOTO TANJUG / DRAGAN KUJUNDZIC / bb

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Cepurin, ka thënë se Rusia do të pranonte ndarjen e Kosovës nëse Serbia do ta konsideronte këtë si zgjidhjen më të mirë për të.

Këtë gjë Chepurin e ka thënë për mediumin serb “Alo” duke komentuar mbi një deklaratë të kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq me “shqiptarët do të pranonin për ndarjen e Kosovës, dhe se kjo është në interesin e tyre”.

Daçiq thotë se shqiptarët e pranojnë ndarjen e Kosovës, por s'lejohen prej ndërkombëtarëve
Lexo po ashtu Daçiq thotë se shqiptarët e pranojnë ndarjen e Kosovës, por s'lejohen prej ndërkombëtarëve

“Ne e respektojmë qëndrimin e Serbisë dhe zgjidhjen të cilën Serbia e konsideron se është e mirë për të, ne do ta mbështesim”, citohet të ketë thënë Chepurin për “Alo”, përcjell Telegrafi.


“Edhe më tej vlen slogani: Ajo që është e mirë për Serbinë, është e mirë edhe për Rusinë. Për Moskën është e rëndësishme që zgjidhja që ofrohet është në interesin e Serbisë. Unë nuk kam asnjë dyshim se Qeveria e Serbisë, presidenti Vuçiq dhe Daçiq do të bëjnë atë që është më e mira për vendin”, ka thënë tutje ambasadori rus.

Chepurin pretendon se pavarësisht nga ndryshimet e brendshme që ndodhin në Rusi, Serbia do të vazhdojë të ketë një partner të mirë në Kremlin. /Telegrafi/