Chelsea po e shpërblen Cole Palmerin për sezonin magjik

Cole Palmer do të shpërblehet nga Chelsea për paraqitjet e tij në sezonin debutues të tij për Blutë.
Anglezi doli jashtë parashikimeve të të gjithëve në futboll, duke shpërthyer në një skuadër të çrregullt si ajo londineze.
“Cole Palmer nënshkruan marrëveshje të re me Chelsea me pagë më të lartë si shpërblim pas sezonit të parë të shkëlqyer”, raporton David Ornstein.
“Kontrata e re e vlefshme deri në qershor 2033 tani, dy vite të tjera për yllin e Chelseat pasi klubi donte ta përfundonte përpara fillimit të sezonit të ri”.

Nga
Telegrafi
13/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































