LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po e monitoron situatën e Icardit, gati të paguajnë 70 milionë euro për të

Chelsea po e monitoron situatën e Icardit, gati të paguajnë 70 milionë euro për të

Mauro Icardi ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, nëse do të vazhdoj me PSG-në apo do të rikthehet te Interi.

Sulmuesi argjentinas është huazuar tek kampioni francez nga Interi deri në fund të sezonit, por PSG ende nuk ka vendosur për blerjen përfundimtare të tij.

Kjo ka bërë që lojtari të mendojë edhe për klube të tjera që po interesohen për të.


Chelsea dhe Juventus janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim të madh për të, pasi rikthimi te Interi duket i vështirë duke parë se argjentinasi nuk pëlqehet nga Antonio Conte.

Mauro Icardi. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

The Sun ka raportuar se londinezët janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe janë gati që të shpenzojnë 70 milionë euro për të në verë.

Frank Lampard dëshiron që ta ketë një top sulmues në skuadër dhe ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Icardit.

27-vjeçari edhe pse nuk është një titullar i rregullt te Parisi, në 28 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 19 gola dhe ka bërë katër asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori