LAJMI I FUNDIT:

Chelsea mendon rinovimin me dy lojtarët kryesor

Chelsea mendon rinovimin me dy lojtarët kryesor

Chelsea po përgatitet për rinovimin me dy prej futbollistët më të rëndësishëm të saj dhe bëhet fjalë për sulmuesin Diego Costa dhe portierin Thibaut Courtois.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike “The Telegraph”, sipas së cilës, trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte ka biseduar privatisht  me të dy futbollistët.

Ai u ka shprehur dëshirën e tij për qëndrimin e tyre në “Stamford Bridge”, pasi vizioni që ka për skuadrën londineze është që të jetë sa më garuese, transmeton tch.


Si Diego Costa ashtu edhe Thibaut Courtois kanë me Chelsean kontrata deri në vitin 2019.

Por pavarësisht kësaj bisedimet me drejtuesit e “Bluve të Londrës” për zgjatjen e tyre do të bëhen vetëm vitin e ardhshëm.