Eduardo do të bashkohet me Chelsean javën e ardhshme dhe këtë e ka konfirmuar  trajneri i Dinamo Zagrebit, Zlatko Kranjcar.

Chelsea vetëm e ka kompletuar transferimin e portierit sipas klubit.


Kranjcar ka thënë se 33 vjeçari do të bashkohet me skuadrën e Antonio Contes, pas ndeshjes së dytë kthyese kundër Red Bull Salzburgut.

“Po, do të largohet drejt Stamford Bridge pas ndeshjes me Salzburgun”, ka thënë trajneri kroat.

Eduardo ka qenë pjesë e Portugalisë që fitoi titullin e Kampionatit Evropian.

Për të ka pasur interesim edhe nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/

telegrafi sport app