Chelsea identifikon yllin e Bundesligës si zëvendësuesin ideal të Enzo Fernandez

Chelsea thuhet se ka dalë në krye të garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Stuttgartit, Angelo Stiller, gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior pritet të jetë shumë aktive në merkato pas përfundimit të sezonit 2025-26, me gjigantët e Londrës Perëndimore që kanë identifikuar disa probleme për t’i zgjidhur para nisjes së edicionit të ri.
“Blutë e Londrës” synojnë të transferojnë një mbrojtës të ri qendror këtë verë, mes interesimit për lojtarë si Murillo, Jarrad Branthëaite dhe Jan Paul van Hecke. Po ashtu, ata kërkojnë edhe një sulmues të ri, me yllin e Aston Villa, Morgan Rogers, ndër objektivat kryesorë.
Përveç kësaj, Chelsea dëshiron të forcojë edhe mesfushën, pavarësisht se agjenti i Enzo Fernandez ka deklaruar se mosmarrëveshjet e klientit të tij me klubin janë zgjidhur.
Raportime të shumta konfirmojnë se Chelsea ka arritur tashmë marrëveshje personale për një kontratë gjashtëvjeçare me mesfushorin e Strasbourg, Valentin Barco, në prag të kësaj vere, megjithatë klubi vazhdon të kërkojë një opsion tjetër për këtë repart.
Crystal Palace dhe Nottingham Forest janë gjithashtu të përfshira në diskutim përmes lojtarëve Adam Wharton dhe Elliot Anderson, të cilët janë identifikuar si përforcime të mundshme nga drejtuesit e Chelseat. Megjithatë, sipas Fichajes, londinezët kanë kaluar në avantazh për transferimin e Stiller.

Raportohet se Chelsea ka dërguar rregullisht skautë për të ndjekur 25-vjeçarin në Bundesliga këtë sezon dhe është gati t’i ofrojë një pagë vjetore prej 9 milionë eurosh për ta bindur të transferohet në “Stamford Bridge”.
Stiller aktualisht ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij me Stuttgartin, por klubi gjerman ka opsionin ta heqë këtë klauzolë nëse i paguan lojtarit 2 milionë euro, dhe më pas pritet të kërkojë të paktën 50 milionë euro për të lejuar largimin e tij këtë verë./Telegrafi/






















































