LAJMI I FUNDIT:

Chelsea bën gjithçka për ta bindur Hazardin të qëndrojë, ia ofrojnë shiritin e kapitenit

Chelsea bën gjithçka për ta bindur Hazardin të qëndrojë, ia ofrojnë shiritin e kapitenit
Eden Hazard (Getty Images)

Eden Hazard duket se do të vazhdoj edhe më tej të jetë pjesë e Chelseat.

Mesfushori belg është objektivi kryesor i gjigantit spanjoll Real Madrid.

Kampionët e Evropës kanë ofruar rreth 170 milionë euro për të, por kjo ofertë është refuzuar nga Chelsea.


Klubi i Roman Abramovich i ka bërë me dije Real Madridit se vetëm nëse vije një ofertë prej 220 milionë funteve mund ta lirojnë Hazardin.

Kësisoj Los Blancos janë tërhequr nga gara pasi nuk e kanë ndërmend të shpenzojnë aq shumë.

Eden Hazard (Getty Images)

Chelsea në anën tjetër është duke u munduar ta bind belgun për vazhdimin e kontratës.

Sipas asaj që ka raportuar The Sun, londinezët ia kanë ofruar edhe shiritin e kapitenit Hazardit për ta bindur atë të qëndroj në Londër.

Kapiteni i Chelseat edicionin e kaluar ka qenë Gary Cahill por mbrojtësi anglez nuk është në planet e Sarrit.

Mbetet të shihet nëse Hazard do të jetë i entuziazmuar të marrë shiritin e kapitenit te Chelsea njëjtë si te Belgjika.

27-vjeçari është pjesë e Chelseat që nga viti 2021 kur iu bashkua nga skuadra franceze Lille. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori