LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Derby Box: Chelsea - Arsenal

Chelsea 2-2 Arsenal, gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes

Përditesuar 19/10/2023 19:04

Chelsea dhe Arsenali kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, por që në fund u  mbyll në barazim 2-2.

17 poste


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 23:04:27" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 23:04" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 23:04

Pochettino shprehet i zhgënjyer pas barazimit në derbi

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, pranoi se ndjehet sikur kanë humbur dy pikë pas barazimit 2-2 me Arsenalin në “Stamford Bridge”.

Pas golave të Cole Palmer dhe Mykhailo Mudryk që i dhanë epërsinë nikoqirëve prej 2-0, Chelsea pranoi dy gola në harkun e tetë minutave.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 23:03:29" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 23:03" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 23:03

Mikel Arteta shprehet i lumtur me karakterin e Arsenalit pas barazimit në derbi ndaj Chelseat

Pasi e pa ekipin e tij të rikthehej nga dy gola disavantazh për të fituar një pikë në “Stamford Bridge”, Mikel Arteta ishte i kënaqur që ekipi i tij nuk u dorëzua deri në fund të ndeshjes.

Arteta beson se kjo ndodhi për shkak të shpirtit luftarak të lojtarëve të tij për të marrë një rezultat pozitiv.


Lexo lajmin  plotë…  

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 20:30:53" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 20:30" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 20:30

Mbyllet ndeshja

Ndeshja që njihet si ‘Derbi i Londrës’ është mbyllur 2-2.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 20:15:51" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 20:15" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 20:15

84’ Barazohen shifrat në ‘Stamford Bridge’. Bukayo Saka asistoi te Leandro Trossard që shënoi për 2-2.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 20:08:28" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 20:08" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 20:08

77’  Declan Rice ka shënuar për 2-1 kur kanë mbetur më shumë se sa dhjetë minuta që ndeshja të mbyllet.

https://twitter.com/centregoals/status/1715791706694598942


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 19:39:00" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 19:39" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 19:39

49′ Mykhailo Mudryk me të filluar pjesa e dytë ka shënuar gol për Chelsean duke e dërguar rezultatin në 2-0.

https://twitter.com/centregoals/status/1715784389714489495


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 19:19:06" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 19:19" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 19:19

Mbyllet pjesa e parë

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 18:46:53" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 18:46" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 18:46

15’ Zhbllokohet derbi i Londrës. Cole Palmer shënon nga pika e bardhë për 1-0.

https://twitter.com/BlueNewsDaily/status/1715771532071325886


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 18:31:05" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 18:31" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 18:31

Fillon ndeshja

1′ Ka nisur ndeshja.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-21-2023 17:29:09" ["time"]=> string(16) "21/10/2023 17:29" ["update"]=> bool(false) } 21/10/2023 17:29

Formacionet zyrtare, Chelsea – Arsenal: Pochettino dhe Arteta duan fitore

Chelsea pret Arsenalin në kuadër të javës së nëntë të Ligës Premier në atë që njihet si ‘Derbi i Londrës’.

Blutë vijnë nga një seri prej dy fitoresh, por nisja e dobët e kampionatit i mban ende në vendin e 11-të me 11 pikë.


Në anën tjetër Arsenali është në vendin e katërt me 20 pikë, aq sa kane edhe Liverpool dhe Tottenham në pozitat më lartë.


Chelsea: Sanchez; Gusto, Colwill, Thiago Silva, Cucurella; Enzo Fernández, Caicedo, Gallagher; Palmer, Mudryk, Sterling.

Arsenal: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Rice, Jorginho; Saka, Gabriel Jesús, Martinelli.


array(3) { ["date"]=> string(19) "10-20-2023 22:11:04" ["time"]=> string(16) "20/10/2023 22:11" ["update"]=> bool(false) } 20/10/2023 22:11

Tifozët e Chelseat planifikojnë të nderojnë karrierën e Hazard para ndeshjes me Arsenalin

Tifozët e Chelseat po planifikojnë të nderojnë karrierën e Eden Hazard me një banderolë përpara ndeshjes kundër Arsenalit këtë fundjavë. 32-vjeçari mbeti pa klub këtë sezon pasi Real Madridi i ndërpreu kontratën një vit përpara se ajo të skadonte.

Pavarësisht se raportohet se ka marrë deri në gjashtë oferta nga klube të ndryshme që nga largimi nga “Santiago Bernabeu”, Hazard vendosi të varë këpucët në gozhdë dhe të shijojë frytet e punës së tij të palodhur ndër vite.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-20-2023 18:30:12" ["time"]=> string(16) "20/10/2023 18:30" ["update"]=> bool(false) } 20/10/2023 18:30

“Duam të fitojmë dhe të shkatërrojmë kundërshtarin”: Pochettino zbulon diçka të çuditshme për përballjen me Artetën

Mauricio Pochettino thotë se do të jetë e çuditshme të përballet me Mikel Artetën, të cilin ai e sheh si një “familje”.

“Nuk është për t’u habitur ajo që ai po bën sepse ai ishte trajner tashmë në moshën 19-vjeçare, kur unë së pari e njoha atë”, ka thënë Pochettino përpara vizitës së Arsenalit tek Chelsea.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-20-2023 18:11:05" ["time"]=> string(16) "20/10/2023 18:11" ["update"]=> bool(false) } 20/10/2023 18:11

Mikel Arteta përditëson gjendjen e Bukayo Saka dhe William Saliba para ndeshjes me Chelsean

Mikel Arteta ka dhënë informacionet më të fundit për skuadrën e Arsenalit përpara udhëtimit në “Stamford Bridge” aty ku do të përballen me rivalin lokal Chelsean.

Arteta është përballur me shtypin përpara ndeshjes së Arsenalit kundër Chelseat në Ligën Premier. Pas fitores mahnitëse ndaj Manchester Cityt para pushimit me kombëtare, klubi kishte ende një sërë shqetësimesh për shkak të lëndimeve të shumta.


Lexo lajmin e plotë…

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-20-2023 17:57:27" ["time"]=> string(16) "20/10/2023 17:57" ["update"]=> bool(false) } 20/10/2023 17:57

Pochettino konfirmon mungesën e Brojës për ndeshjen me Arsenalin, në pikëpyetje edhe sulmuesi tjetër i Chelseat

Armando Broja nuk do të jetë gati për Derbin e Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit dhe këtë e ka konfirmuar Mauricio Pochettino.

Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për Derbin e Londrës.


Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2023 19:01:14" ["time"]=> string(16) "19/10/2023 19:01" ["update"]=> bool(false) } 19/10/2023 19:01

Formacioni më i mirë i kombinuar para derbit mes Chelseat dhe Arsenalit

Chelsea dhe Arsenali do të zhvillojnë derbin në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier. Ndeshja që fillon të shtunën e 21 tetorit, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”.

Blutë kanë më shumë lëndime, si Ben Chilwell, Carney Chkwuemeka, Romeo Lavia dhe Crisopher Nkunku. Në anën tjetër, Topçinjtë kanë të sigurt vetëm mungesën e Jurrien Timber.


Në dyshime për Chelsean janë Armando Broja, Trevo Chalobah, Reece James, Cole Palmer dhe Axel Disasi. Ndërsa për Arsenalin në dyshime: Bukayo Saka, William Saliba dhe Leandro Trossard.

Por, cila skuadër do të kishte më së shumti lojtarë të përfshirë në formacionin e kombinuar?

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2023 17:46:09" ["time"]=> string(16) "19/10/2023 17:46" ["update"]=> bool(false) } 19/10/2023 17:46

Zbulohet formacioni më i vlefshëm në botë, Arsenali ka tre lojtarë

Është zbuluar formacioni apo 11-shja më e vlefshme në futbollin botëror dhe në listë dominojnë Real Madridi dhe rivalët e Ligës Premier, Arsenali dhe Manchester City.

Topçinjtë u përballën me skuadrën e Pep Guardiolës në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar dhe dyshja kanë vazhduar rivalitetin e tyre edhe këtë sezon.


Arsenali mposhti Cityn në Emirates herën e fundit në ligë dhe shkuan në krye të tabelës së ligës së bashku me rivalët londinez, Tottenham Hotspur.

Kështu, forma e skuadrës së Mikel Artetës ka parë që vlera e transferimit të disa lojtarëve të rritet në qiell, me tre lojtarë që gjenden në 11-shen më të vlefshme në botë sipas Transfermarkt.

Lexo lajmin e plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-19-2023 17:42:51" ["time"]=> string(16) "19/10/2023 17:42" ["update"]=> bool(false) } 19/10/2023 17:42

Chelsea i kthehen dy mbrojtës në stërvitje, gati për Arsenalin

Reece James dhe Axel Disasi janë rikthyer në stërvitje të plotë të mërkurën, ka raportuar Chelsea përmes faqes së internetit të klubit.

Kapiteni po lufton me një dëmtim të kofshës që nga gushti dhe është paraqitur vetëm një herë në Ligën Premier deri më tani këtë sezon.


Në anën tjetër francezi pësoi një dëmtim në kofshë javën e kaluar, pak para se të duhej të bashkohej me Francën.

Lexo lajmin e plotë…