Kampionit aktual anglez, Chelseat, i është dhënë drita e gjelbër për të ndërtuar Stamford Bridgen e ri, i cili pritet t'ju kushtoj plot një miliard euro.

Pronari i Bluve, Roman Abramovich ka apetite të shumta me skuadrën e tij dhe nuk dëshiron të ndal investimeve.


Pas blerjeve miliardëshe të futbollistëve vit pas viti dhe titujve të fituar, pronari rus ka menduar edhe në investimin e infrastrukturës së klubit.

Ideja e Abramovichit është të ndërtoj stadiumin e ri të Stamford Bridge, për të rritur kapacitetin nga 41 mijë në rreth 65 mijë ulëse.

stamford bridge 1

Ky projekt i madh për ndërtimin e stadiumit të ri thuhet se do t'i kushtoj bosit rus plot një miliard euro.

stamford bridge 3

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar sipas planit pasi një familje në afërsi të stadiumit kishte paditur klubit londinez me pretekstin se ata do t'i zënë ndriçimin e shtëpisë.

Kjo padi është marr për bazë nga autoritet londineze dhe klubi një kohë nuk është lejuar t'i filloj punimet deri sa të arrijnë një ujdi me familjen, e cila kërkonte dëmshpërblim të madh.

stamford bridge 2

Por, tani mediat angleze e japin të zyrtarizuar marrëveshjen për ndërtimin një miliardësh të Stamford Brigdet, pasi përfaqësuesit e tyre Hammersmith dhe Fulham Council kanë miratuar një mocion që do të parandalojë urdhëresën që bllokon planet. /Telegrafi/

telegrafi sport app