Check UP është shërbim ekzaminimesh laboratorike dhe imazherike që kryhen për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira.
Dr. Gresa Elezi
Mjeke e Përgjithshme
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr.25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 933 873
gresa.elezi@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com
Shpesh herë, ne mjekët, e themi se është më mirë të parandalosh se sa të mjekosh. Shumë të dhënat flasin se përhapja e sëmundjes së kancerit të gjirit në botë, por edhe në vendet e rajonit është vërtetë alarmante, mesatarisht atakohet çdo e 8-ta grua gjatë jetës së saj. Sot, njerëzit janë të ekspozuar ndaj ndotjes që mund të shkaktojnë shumë sëmundje të tilla si kanceri, sëmundjet e trurit, sëmundjet e zemrës, sëmundje te cilat nuk japin simptome paralajmëruese, por progredojnë vazhdueshëm. Në kohën kur simptomat janë shfaqur, sëmundja mund të jetë e pashërueshme.
Përveç trajtimit me metodat më bashkëkohore që mjekësia moderne ofron, në Spitalin Amerikan rëndësi të veçantë, i kemi kushtuar mjekësisë parandaluese. Vendet e zhvilluara duke u bazuar në diagnostikimin dhe mjekimin e hershëm kanë arritur të ulin ndjeshëm numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundje si kanceri, sëmundje të zemrës, diabeti etj.
Çka kuptojmë me Check-up dhe çfarë rëndësie ka?
Check-up është një term ndërkombëtar, po ta përkthejmë në shqip është kon¬trolli mjekësor periodik diagnostik, një pjesë shumë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor.
Realizimi i një kontrolli periodik është i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni të sëmurë, dhe ka për qëllim që të përcaktoj statusin tuaj shëndetësor, për të zbuluar shenjat e hershme të sëmundjeve kur shanset tuaja për trajtim dhe shërim janë më të mira, për të mësuar në lidhje me rreziqet që ju mund të keni për shkak të historisë tuaj familjare, identifikimin e faktorëve te rrezikut për sëmundjet e zakonshme kronike, zbulimin e sëmundjeve që nuk kanë simptoma të dukshme dhe menaxhimin sa më të lehtë të sëmundje që keni tani. Pra, shërben për të parë se ku jemi me parametrat jetësore të trupit dhe si funksionon organizmi jonë.
Pothuajse çdo çrregullim shëndetësor që do të gjenerojë më vonë në një sëmundje, shfaqet në rezultatet e checkup-it si prishje e ekuilibrave biokimik.
Nëpërmjet check-up, mjeku do jetë në gjendje t’ju tregojë mënyrën me të cilën ju mund të parandaloni problemet shëndetësore prej përkeqësimit në të ardhmen, duke ndryshuar disa prej zakoneve tuaja ditore, dietës ushqimore apo mjekimit.
Pacientët në përgjithësi paraqiten tek mjeku vetëm atëherë kur sëmundja është shfaqur me gjithë simptomat e saja. Në këtë fazë shërimi është më i vështirë ndonjëherë edhe i pamundur. Mund të përmendim këtu kancerin e gjirit që nëse diagnostikohet në fazat e tij fillestare shërohet me sukses në shumicën e rasteve, por nëse nuk konstatohet në kohë arrin në faza të avancuara dhe pacientes i kushton me jetë.
Duke patur një ekzaminim të përvitshëm, mjeku është në gjendje të kontrollojë faza të hershme të një sëmundjeje, ndonëse pa simptoma të dukshme fizike, por që mund të manifestohet fillimisht me abnormalitet biokimik, i konstatuar nëpërmjet analizave laboratorike. Për shembull, niveli i lartë i sheqerit apo i kolesterolit shpesh nuk shfaqet me ndonjë simptomë derisa sëmundja të ketë avancuar.
Për të kapur herët këto çrregullime të organizmit duhet që të gjithë të kontrollohemi të paktën një herë në vit. Sa më shpejt të merrni këshilla apo mjekim për sëmundje serioze, aq më tepër shanse do të keni për të shmangur efekte anësore madhore.
Çka përfshinë check-up?
Vizita e mjekut, ekzaminimet imazherike, bashkë me analizat e detajuara të gjakut dhe urinës plotësojnë një paketë të plotë check-up, që kanë për qëllim parandalimin, zbulimin e hershëm dhe diagnozën e sëmundjeve të ndryshme.
Në Spitalin Amerikan, Check-up, aplikohet për dy grupmosha të ndara mbi dhe nën 40 vjeç, siç mund t’i shihni me poshtë.
- Check Up femra nën 40 vjeç, në të cilën përfshihen:
– analizat laboratorike : Hemogram, Sedimentacioni, urine komplet, glikemia, azotemia, kreatinina, acidi urik, ALT, AST, lipidogrami, HBsAg, Ac. Anti-HIV duo, Ac.Anti HCV
– Vizita gjinekologjike + Pap test.
– EKG
– Rëntgeni i mushkërive.
– Ultratingulli i gjirit.
– Ultratingulli i abdomenit.
– Konsultë me Psikologun Klinik
2. Check Up femra mbi 40 vjeç, në te cilën përfshihen:
– analizat laboratorike : Hemogram, Sedimentacioni, urine komplet, glicemia, azotemia, kreatinina, acidi urik, ALT, AST, Lipidogrami, HBsAg, Anti-HIVduo , Ac.Anti HCV , fece gjak okult.
– Vizita gjinekologjike + Pap test.
– EKG +Stress Test
– Rëntgeni i mushkërive.
– Ultratingulli i gjirit.
– Ultratingulli i abdomenit.
– Mamografia.
– Konsultë me Psikologun Klinik
3. Check Up meshkuj nën 40 vjeç, në të cilën përfshihen:
– analizat laboratorike : Hemogram, sedimentacioni, urine komplet, glicemia, azotemia, kreatinina, acid urik, ALT, AST, Lipidogrami, HBsAg, Ac.Anti-HIVduo , Ac.Anti HCV
– EKG
– Rentgeni i mushkërive.
– Ultratingulli i abdomenit.
– Konsultë me Psikologun Klinik
4. Check Up meshkuj mbi 40 vjec, ne te cilin perfshihen:
– analizat laboratorike : Hemogram, Sedimentacioni, urine komplet, glicemia, azotemia, kreatinina, acid urik, ALT, AST, Lipidogrami, HBsAg, Ac.Anti-HIVduo , Ac.Anti HCV, fece gjak okult, PSA totale
– EKG +Stress Test
– Rentgeni i mushkërive.
– Ultratingulli i abdomenit
– Konsultë me Psikologun Klinik
Nëse ju keni ankesa specifike në lidhje me shëndetin tuaj, atëherë ne mund të shtojmë ekzaminime të tjera përkatëse në departamentet e tjera.
Në përgjithësi ju mund t’i mbaroni të gjitha ekzaminimet brenda një dite.
Pasi të kryhen të gjitha ekzaminimet, rezultatet mblidhen nga departamenti i Mjekësisë Familjare dhe brenda 3- 4 ditësh përgatitet libri i rezultateve i cili është personal për çdo pacient dhe në te cilin shpjegohen të gjitha ekzaminimet e kryera dhe jepen këshillat përkatëse.
Çfarë këshillash paraprake duhet të kenë parasysh ata që paraqiten për check-up?
Para se të paraqiteni për një check-up, duhet paraprakisht të caktoni një takim me mjekun. Në ditën e kontrollit duhet të paraqiteni në spital në mëngjes pa konsumuar ushqim, si dhe të sillni me vete rezultate të kontrolleve të mëparshme nëse dispononi. Gratë shtatzëna duhet patjetër ta vënë në dijeni mjekun për shtatzëninë e tyre para se të fillojnë procedurën e check-up.
Personi që vjen për check-up është mirë të vishet lehtë, me rroba të rehatshme dhe që ti lejojnë lëvizshmëri në rast prove ushtrimore-Stress test, EKG, echo etj.
Duke investuar në shëndetin është dhurata më e çmuar që ju mund t’ia dhuroni vetes tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi