Charlize Theron është shfaqur mbrëmë në Los Angeles për premierën e filmit "Tully".

Aktorja afrikano-amerikane kishte zgjedhur të vesh një fustan të gjatë që shumë pak i tregonte figurat trupore.


Një herë fituesja e çmimit Oscar për shkak të rolit këtë herë ka shtuar rreth 23 kilogramë.

charlize theron 2 Charlize Theron (Getty Images)

Ajo raportohet se kryesisht ka konsumuar ushqime të pashëndetshme, makarona me djathë, pije të gazuara dhe kjo e dërgoi drejt depresionit.

"Për herë të parë në jetën time nuk kam shikuar se çfarë po ha dhe kam jetuar duke ngrënë hamburgera dhe patate, ushqime industriale, e cila ndikoi shumë të keq në psikikën time", tha ajo për "Entertainment Tonight".

Aktualisht aktorja është duke u munduar të rifitojë peshën që kishte më parë para xhirimeve filmike.

Ndryshe, 42-vjeçaren do ta shohim edhe në disa projekte të tjera filmike gjatë këtij viti. /Telegrafi/