Chamberlain do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'

65:"<> at Wembley Stadium on March 27, 2018 in London, England. 13:"Claudio Villa
Mesfushori i Liverpoolit dhe Anglisë, Alex Oxlade Chamberlain, do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për Reds.
Por, ylli anglez nuk do të mungojë vetëm në ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve dhe ato në Ligën Premier.
Sipas njoftimit zyrtar të Liverpoolit, Chamberlian do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.
24-vjeçari u lëndua në fitoren ndaj Romës me rezultat 5-2 në Anfield gjatë një dueli me Aleksander Kolarov në minutën e 15-të.
Ai ka lënduar ligamentin e gjurit dhe për këtë është informuar edhe trajneri i Përfaqësueses së Anglisë.
Chamberlain iu bashkua Liverpoolit në verën e 2017 për 40 milionë euro.
Në 41 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































