Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.


Trajneri Challandes mezi e pret këtë takim pasi e sheh shumë të rëndësishëm para takimit të marsit ndaj Maqedonisë në Ligën e Kombeve.

"Për mua është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme sepse me këtë mbyllet xhiroja kualifikuese dhe është e rëndësishme para lojës me Maqedoninë", ka thënë fillimisht Challandes.

rrahmani challandes 1

"Para kualifikimeve, nëse ju kujtohet thosha se ato do të na shërbejnë për të bërë përvojë dhe përparim. Kjo ndeshje është mundësi e mirë për të bërë më shumë përvojë. Për ne është një ndeshje e mrekullueshme".

"Anglia ka potencial të jashtëzakonshëm sulmues, që shënon shumë gola duke fituar 7-0, 6-0 dhe 5-0. Për ne është një sfidë, sfidë e pabesueshme. Si trajner, mund ta shijoj këtë lojë, por natyrisht edhe për t'u frikësuar".

"Kjo është ndeshja e 1001-të për Anglinë, ndërsa për ne është e 29-ta për ne. Ata kanë pak më shumë përvojë se ne", përfundoi trajneri zviceran.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/