Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert ka organizuar një pritje për përfaqësuesit e gjithë institucioneve të Kosovës.
Duke folur për raportet e shkëlqyera të shtetit të tij me Kosovën, diplomati francez pati dhe disa kërkesa ndaj Kosovës. Sipas tij është thelbësore që dialogu me Serbinë të rifillojë sa më shpejt, sepse siç tha ai statusi i tanishëm është i paqëndrueshëm.
Ambasadori Chabert tha po ashtu se vazhdimi i dialogut kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze, me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare.
Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave nuk dha shumë shpresa, por vetëm tha se bashkë-ndjen me gjithë frustrimin e tyre për vonesat që po ndodhin.
“Kosova meriton si një vend i pavarur për të gjetur vendin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare, por për këtë duhet që Kosova të arrijë normalizimin e marrëdhënieve të saj me Serbinë, sepse status quo-ja është e paqëndrueshme. Është thelbësore që dialogu të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nënshkrimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, do të zgjidhte çështjet e mbetura në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe do të kontriubojë në stabilitetin rajonal. Për këtë arsye në Samitin e Berlinit, Franca dhe Gjermania kanë treguar gatishmërinë e tyre për të lehtësuar rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por vazhdimi i këtij lehtësimi kërkon vullnet të vërtetë nga të dyja palët për t’u angazhuar shpejt në negociata serioze me dëshirën e përbashkët për të arritur një marrëveshje përfundimtare”, tha ambasadori Chabert, raporton kp, përcjell Telegrafi.
Pjesë e këtij aktiviteti ishin dhe krerët e tre institucioneve në Kosovë, presidenti, Hashim Thaçi duke folur për raportet mes Kosovës dhe Francës tha se vet liria e Kosovës është vlerë supreme Evropiane dhe e Francës.
“Do të jemi këmbëngulës që synimet tona dhe të shtetit të Kosovës të realizohen dhe sa më parë të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. Do të dëshmojmë që e meritojmë ta jemi pjesë e NATO-s dhe BE. Në këtë synim tonin llogarisim në ndihmën e Francës”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u shpreh mirënjohës ndaj popullit francez për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat.
“Jemi shumë mirënjohës popullit francez, nuk e harrojmë asnjëherë përkrahjen e cila na dha për lirinë tonë, jemi falënderues ndaj shtetit franzes”, tha ai.
I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se Franca dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë të mira mes njëra tjetrës. Sipas tij këtë e dëshmojnë dhe marrëveshjet e arritura tash së fundi që kanë të bëjnë me shumë çështje.
Por për rolin e Francës në dialogun me Serbinë, Haradinaj tha se ndikimi i tyre është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Ndërkaq për vizat për dallim nga ambasadori, Haradinaj u shpreh më optimist.
“Roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Shfrytëzoj rastin të falënderoj dhe angazhimin të presidentit të Francës. Që është një dëshmi për rritje të kujdesit të Ballkanit perëndimor. Ajo çka na nevojitet tash është një kornizë për njohje reciproke me kufijtë ekzitues mes Kosovës dhe Serbisë për të negociuar dhe nisma e dialogut, që do t’i mundësonte dhe Kosovës po ashtu që të përkrah dialogun”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës