Çfarë zgjidhje do ketë për numrin e madh të ndërtimeve pa leje në Kodrën e Diellit?
Dëshira për të pasur një shtëpi pushimi në Kodrën e Diellit i bën disa individë që të uzurpojnë tokë shtetërore dhe të ndërtojnë objekte edhe pse nuk kanë as fletë pronësie për parcelën dhe as leje për ndërtim. Shembuj të tillë janë rastet më ekstreme të ndërtimeve pa leje duke uzurpuar tokën rreth Kodrës së Diellit dhe në lagjen me shtëpi pushimi ku në dy dekadat e fundit janë ndërtuar qindra objekte të cilat njerëzit i përdorin për qëndrim në këtë qendër turistike për skijim.
Sipas vlerësimeve të Shoqatës së qytetarëve anëtarë të cilës janë pronarët e shtëpive të pushimit, nga më shumë se 700 objekte në lagjen me shtëpi pushimi, rreth një e treta ose rreth 250 janë në proces legalizimi, pra deri më tani kanë ekzistuar si ndërtime pa leje. Duke pasur parasysh se përveç se në këtë lagje shtëpi pushimi ka edhe në vende të tjera rreth Kodrës së Diellit dhe në rrethinë, numri i objekteve të ndërtuara pa leje mendohet të jetë më i madh. Përfaqësuesit e shoqatës së qytetarëve mendojnë se gjendja me objektet në Kodrën e Diellit aspak nuk është e rregulluar dhe prandaj kërkojnë që në këtë zonë të vendoset rregull sa më shpejt.
“Ka rreth 250 shtëpi pushimi të cilat pritet të legalizohen. Disa shtëpi pushimi janë ndërtime pa leje që nuk kanë as fletë pronësie e as leje për ndërtim, ose me fjalë të tjera, objekte që nuk kanë kurrfarë adrese apo dokumenti. Më mirë është që ato të prishen që atje të mund të vendoset rregull dhe që të tjerët që duan të ndërtojnë pa leje ta kuptojnë se kjo nuk është e drejtë. Për shkak të ndërtimeve të tilla shkatërrohet infrastruktura, vetë ato objekte pastaj nuk kanë kushte infrastrukturore, por vazhdojnë të uzurpojnë sipërfaqe të tokës”, thotë Havzi Rizvani, kryetar i Shoqatës së Qytetarëve Kodra e Diellit, ku anëtarë janë pronarët e shtëpive të pushimit.
Në Sektorin komunal për urbanizëm kanë shifra të tjera, pra nga atje thonë se numri i objekteve të ndërtuara pa leje është më i vogël.
“Për momentin po procedohen 125 lëndë për legalizimin e objekteve në Kodrën e Diellit. Nga këto, për 60 duhet të dilet në terren dhe të konstatohet gjendja faktike, ndërsa 65 të tjerëve u mungon dokumentacioni të cilin ato duhet ta dorëzojnë”, thuhet në informacionin e Sektorit të urbanizmit.
Në fund të muajit tetor Komuna e Tetovës njoftoi se janë shembur dy ndërtime pa leje të ndërtuara në hapësira publike pa asnjë dokumentacion. Udhëheqësi i inspektoratit komunal, Abdulgani Aliji, sqaroi se bëhet fjalë për dy shtëpi pushimi jashtë lagjes në drejtim të lokalitetit të quajtur Jellak. Ai tha se si inspektorat kanë kompetencë të inspektojnë objekte që janë në ndërtim, ndërsa për shtëpitë e tjera të pushimit vendimin e merr Sektori i urbanizmit.
“Ne si inspektorat dolëm në terren dhe vepruam sipas ligjit. Nuk do të kursehet askush dhe ligji do të zbatohet për të gjithë. Ne si inspektorat çdo javë i inspektojmë objektet në Kodrën e Dellit që janë në ndërtim e sipër. I kontrollojmë edhe ato që kanë leje, ndërsa këto dy objekte që i zbuluam ishin pa leje dhe pa fletë pronësie në pronë shtetërore”, tha Aliji.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, disa herë deri më tani disa ka paralajmëruar për përgatitjen e një Plani të ri të detajuar urbanistik për Kodrën e diellit, ku do të përfshihen ato shtëpi pushimi që kanë bazë ligjore për ekzistencën e tyre, gjegjësisht për legalizimin e objekteve. Mirëpo, sipas tij, komuna ka trashëguar një gjendje kaotike sa i përket legalizimit të atyre objekteve dhe e gjithë procedura po zhvillohet me vështirësi sepse e gjithë lagjja e shtëpive të pushimit është e evidentuar si një parcelë në pronë shtetërore.
“Në Kodrën e Diellit ka shumë ndërtime që janë në fazën e legalizimit. Në periudhën që vjen ato do të shqyrtohen në Këshill, i cili do vendosë nëse do e pranojë legalizimin ose do e refuzojë atë. Pas kësaj do dimë se si të veprojmë më tutje. Kjo do bëhet nga një organ profesionist, por është Këshilli ai që e sjell vendimin përfundimtar sepse bëhet fjalë për tokë shtetërore, ne nuk duam që askush në komunë të marrë përgjegjësi për legalizim në tokë shtetërore. Nëse Këshilli vendos që në atë pjesë mund të ketë dhe të legalizohen objekte, atëherë ne si administratë do e pranojmë këtë vendim”, deklaroi Bilall Kasami.
Sipas kryetarit të komunës do duhen shembur edhe objekte të tjera të ndërtuara pa leje në Kodrën e Diellit, sepse përveç se në lagjen me shtëpi pushimi objekte ka edhe në zonën përreth.
Janë shembur objekte për të cilat është vërtetuar se nuk po rrjedh procedura për legalizim. Ka më shumë zgjidhje. Shembja është relative. Për 20-30 vite janë sjellë vendime dhe nuk kemi raport për atë se deri ku është realizimi i këtyre vendimeve. Pres që në seancën e ardhshme të Këshillit, inspektorati komunal të prezantojë raport i cili do na mundësojë një pasqyrë më të qartë se kur janë sjellë vendimet, për sa vendime bëhet fjalë, a janë legalizuar tashmë ato objekte, a janë shembur, a janë në gjendjen e njëjtë. Për 30 vite janë sjellë vendime dhe askush nuk është ulur të shohë se çfarë është bërë me to, prandaj kemi nevojë për një raport më të detajuar nga inspektorati për gjendjen reale, theksoi Bilall Kasami.
Bashkësia lokale apelon që plani i detajuar urbanistik të miratohet sa më shpejt, pasi krahas rregullimit të pronave dhe objekteve, urgjentisht duhet të punohet edhe për infrastrukturën. Si shembull për këtë është se në asnjë nga rrugët e lagjes nuk ka më asfalt të padëmtuar.
“Nuk është bërë asgjë që nga viti 1982. Si sa i përket kanalizimit, ashtu edhe ndriçimit dhe asfaltimit të rrugëve të lagjes. Kjo është diçka urgjente dhe ky problem duhet zgjidhur. Mendoj se e kanë prioritet dhe në një kohë më të mirë shpresoj se do të reagojnë. Nuk ka më asfalt, nuk gjen dot asnjë metër katror asfalt nga ai i vjetri sepse i gjithi është i plasaritur”, tha Rizvani.
Sipas vlerësimeve në këtë bashkësi lokale që nga vitet 80 të shekullit të kaluar janë ndërtuar 300-400 shtëpi pushimi, ndërsa gjatë “ofensivës ndërtimore” në 20 vitet e fundit janë ndërtuar edhe 200-300 shtëpi pushimi të reja, ndërsa për pjesën më të madhe të tyre në komunë po rrjedh procedura për legalizim. /Portalb
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje