LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë sondazhet e fundit – kush do të jetë president i Turqisë, Erdogan apo Kılıçdaroglu?

Çfarë thonë sondazhet e fundit – kush do të jetë president i Turqisë, Erdogan apo Kılıçdaroglu?

Sondazhet e para në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Turqi tregojnë se kreu i CHP-së, Kemal Kılıçdaroglu, i cili u nominua si kandidat i Aleancës Kombëtare, është përpara presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdoğan, kandidatit të Aleancës Popullore.

Megjithatë, pritet që shkaku i kandidatit Muharrem İnce, i cili me shumë gjasa do të merr disa vota të konsiderueshme, fituesi të përcaktohet pas raundit të dytë.


Kompanitë e anketimit Eurasia, MAK, Turkey, AR-G, Aksoy, PIAR, ORC, Saros dhe Yoneylem që kanë kryer hulumtime në muajin mars dhe rezultatet e anketës së prillit të MetroPoll tashmë janë bërë publike, raporton t24.

Sipas hulumtimit të fundit të MAK Consulting, Kılıçdaroglu ka 47 për qind; Nga ana tjetër, Erdogan merr 42 për qind të votave. Votat e “të tjerëve”, duke përfshirë Muharrem İnce janë 3 për qind ndërsa përqindja e votuesve të pavendosur është 8.

Sipas hulumtimit të “Turkiye Raporu”, i cili publikoi rezultatet e anketës në mes të marsit, ka një diferencë prej 9 pikësh mes Kılıçdaroglu dhe Erdoganin. Kur votat e të pavendosurit u shpërndanë, Kılıçdaroglu arrin shifrën prej 54.5 për qind ndërsa Erdogan arrin 45.5 për qind.

Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga AR-G Research më 14 mars, fituesi do të përzgjidhet në raundin e dytë. Kılıçdaroglu ka 46.2 për qind; Nga ana tjetër, Erdogan merr 43.1 për qind të votave. Sipas anketës së AR-G, Muharrem İnce ka besimin e 7.6 për qind të votuesve; Sinan Ogan merr 3.1 për qind të votave.

Sipas sondazhit të bërë nga Aksoy më 8 mars, Kılıçdaroglu, kandidati i Aleancës Kombe, ka 55.6 për qind të votave. Vota e Erdoganit, kandidatit të Aleancës Popullore, ishte 44.4 për qind.

Sipas rezultateve të shpallura nga PIAR më 10 mars, kandidati i Aleancës Kombëtare, Kiliçdaroglu do të merr 57,1 për qind të votave, ndërsa kandidati i Aleancës Popullore, Erdogan ka 42,9 për qind.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në shtetin turk do të mbahet më 14 maj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori