Çfarë do të thotë kur Hëna është në shenjën tuaj dhe atëherë patjetër duhet të veproni

Hëna e plotë te çdo shenjë nxit ndryshime të ndryshme të cilat prekin secilin prej nesh.
Ndikimi i Hënës së plotë luhatet nga ndikimi i fuqishëm deri te ndikimi i dobët, varësisht nga shenja e horoskopit. Një gjë është e sigurt – askush nuk është imun!
Hëna e plotë e 5 tetorit të këtij viti do jetë e Dashit dhe sjell ngarkesë të madhe të energjisë. Do të kemi forcë për të gjitha, mirëpo duhet pasur kujdes nga rreziqet e panevojshme. Mendoni para se të merrni vendimin përfundimtar për ndonjë gjë.
Më 4 nëntor do të jemi nën ndikimin e Demit i cili do të shtojë sensualitetin. Kjo është koha ideale për udhëtime dhe blerje të ndonjë gjëje luksoze për shtëpi. Kujdes nga rutina e cila përgjon edhe në planin afarist, edhe në planin privat.
Binjakët zotërojnë me Hënën e plotë më 3 dhjetor dhe sjellin përmirësim të marrëdhënieve dhe më shumë shoqërim. Mos merrni mbi vete shumë obligime, sepse kjo periudhë edhe ashtu është stresuese, transmeton Telegrafi.
Fillimin e vitit do ta presim me Hënën e plotë në shenjën e Gaforres, më 2 janar 2018, i cili na paralajmëron që duhet patjetër t’i përkushtohemi vetes. Kujdes vetëm nga humori i ndryshueshëm.
Fundi i janarit është rezervuar për Hënën e plotë në shenjën e Luanit, që më 31 janar sjell me vete gjithë inspirimin e mundshëm. Mos krijoni dramë të panevojshme.
Përgatitje të madhe na sjell Hëna e plotë e Virgjëreshës më 2 mars. Qoftë kur është fjala për gardërobën apo për jetën, pastrimi na është i pashmangshëm, si edhe perfeksioni i cili mund të na robërojë në kujdesin për detajet.
Lidhshmëri na sjell Akrepi me hyrjen në Hënën e plotë më 10 maj. Lidhjet intime në këtë përudhë do të thellohen, mirëpo tregoni kujdes nga xhelozia dhe frika.
Ditët e ngrohta të qershorit do të jenë të ngjyrosura me shenjën e Shigjetarit në Hënën e plotë më 19 qershor. Ai sjell aventurë, por edhe pakujdesi të cilat bashkë me to shkojnë. Kënaquni në liri, por mos humbni nga vëmendja obligimet tuaja.
9 korriku me Hënën e plotë do t’ju detyrojë që të përfundoni projektet. Nuk do të na mungojnë as motivimet as energjia, mirëpo patjetër duhet të kujdesemi që në shpejtësinë e tillë të mos dështojmë. Nuk duhet harruar relaksin dhe mbushjen e baterive gjatë kësaj Hëne të plotë.
Ujorët marrin shkopin e dirigjentit në Hënën e plotë më 7 gusht. Ujorët flakërojnë për gjërat e reja të magjishme, andaj mos u befasoni nëse ju bie në mend shkuarja në kamping. Vetëm mos harroni obligimet tuaja, sepse ato do të humben.
Shtatori do të fillojë me Hënën e plotë për Peshqit më 6 shtator. Kjo është koha për romanca dhe dashuri të reja, hulumtim për mirëkuptim dhe lumturi. Në këtë periudhë jemi shumë të ndjeshëm dhe të lëndueshëm andaj duhet të ruhemi. /Telegrafi/



































