LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Çfarë pritet nga ngjarja e madhe e gjigantit teknologjik Apple?

Apple ka planifikuar të zbulojë iPhone-in e saj më të fundit dhe një sërë pajisjesh të tjera teknologjike në një ngjarje që konsiderohet si më e madhja e lansimit të produkteve për këtë vit.

Bëhet e ditur se ngjarja do të mbahet në selinë e kompanisë në Cupertino, Kaliforni.

Ngjyra të reja për iPhone dhe produkte të tjera të Apple thuhet se do të vijnë.


Lansimi i produktit të ri nga gjiganti teknologjik është bërë një nga ngjarje më të rëndësishme të tij, pasi zakonisht shfaq një sërë pajisjes të reja dhe vendos ‘tonin’ për sezonin e blerjeve dhe periudhën më të ngarkuar dhe fitimprurëse të Apple.

Mbulimi i hershëm i ngjarjes ka parashikuar raportet rreth kalimit të Apple nga ekranet LCD në OLED, si dhe zgjerimin e saj në veçoritë me Al, “Apple Intelligence”, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Në fillim të këtij viti në Konferencën Botërore të Zhvilluesve të Apple (WWDC), kompania njoftoi një sërë mënyrash që synonte të integronte veçoritë e AI në produktet dhe shërbimet e saj.

Një nga zbulimet më të mëdha ishte një partneritet me OpenAI për të bashkuar ChatGPT-në me asistentin zanor Siri të Apple, me drejtuesit që premtonin një mënyrë ndërveprimi më “të natyrshme”.

Siç raportohet, njoftimet dhe premtimet për të përfshirë më shumë Al në produkte kanë qenë shtyllë për kompaninë.

Ndryshe, çmimi i aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm këtë vit pasi entuziazmi i tregut dhe rritja e të ardhurave ka nxitur stoqet e mëdha të teknologjisë.

Megjithatë, kompania ka luftuar me një rënie globale të shitjeve të telefonave në vitet e fundit, si dhe me rritjen e rivalëve të tillë si Huawei në tregjet kryesore, veçanërisht në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Zbulohen të meta sigurie tek DeepSeek

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të  jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Dell heq politikën e punës hibride dhe në distancë, kërkon kthimin në zyrë me orar të plotë

Teknologji
Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Ameca, roboti humanoid më i avancuar në botë mund të flasë disa gjuhë

Kalo në kategori