LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk shkoi me PSG-në në pjesën e dytë? Marquinhos deklarohet pas ndeshjes

Çfarë nuk shkoi me PSG-në në pjesën e dytë? Marquinhos deklarohet pas ndeshjes

Paris Saint-Germain e humbi takimin e parë gjysmëfinal përballë Manchester Cityt me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Marquinhos, që ishte golashënuesi i vetëm i parisienëve në këtë sfidë, ka thënë se në pjesën e dytë ata dështuan të dilnin përpara dhe Citizens ishin më agresiv e kërkues.

“Në pjesën e dytë, ne ishim shumë larg, nuk mund të dilnim përpara. City ka qenë më agresiv dhe me nivel më të lartë të lojës. Për ndeshjen tjetër, duhet të jemi më konsistentë në të dyja pjesët. Na kanë mbetur 90 minuta, por duhet të paraqitemi më mirë për të kaluar në finale”, ka thënë mbrojtësi brazilian.


Mahrez më i miri: PSG 1-2 Manchester City, notat e lojtarëve
Lexo po ashtu Mahrez më i miri: PSG 1-2 Manchester City, notat e lojtarëve

“Është e vështirë të thuash tani. Ne duhet të analizojmë më mirë për të parë vështirësitë tona. Është e vështirë të vraposh pas topit dhe kur e ktheje ishte e vështirë të dilje. Ne nuk ishim në gjendje t’i kundërviheshim mirë atyre. Ndonjëherë duhet të jesh më i zgjuar”.

“Edhe sikur të kishim qenë tashmë në vështirësi në ndeshjet e tjera, do të kishim qenë më të fortë. Ne morëm dy gola idioteske. Këto janë detaje dhe kjo është Liga e Kampionëve. Ne duhet të menaxhojmë më mirë detajet e vogla dhe të jemi më të fortë në vështirësitë për të shijuar kohën tonë të mirë në ndeshje”.

Dy gola të shënuar, një karton i kuq dhe futboll i bukur - City fiton duelin e parë përballë PSG-së
Lexo po ashtu Dy gola të shënuar, një karton i kuq dhe futboll i bukur - City fiton duelin e parë përballë PSG-së

“Mbi të gjitha, ju duhet të keni personalitet, kushdo që nuk beson në të nuk duhet të vijë. Duhet një mentalitet luftëtar për të kaluar në raundin tjetër. Ne jemi afër dhe nuk duhet të kemi asnjë dyshim tani. Ne duhet të përmirësojmë gjërat tona të këqija. Kemi gjithçka që na duhet për ta kthyer situatën, duhet të besojmë në të. Duhet të jesh i fortë dhe të kesh personalitet për t’i kthyer gjërat atje”, ka përfunduar Marquinhos.

Takimi i dytë mes Manchester Cityt dhe PSG-së zhvillohet të martën e javës së ardhshme në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori