Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të mbahet të enjten e 12 tetorit me një pikë të vetme të rendit të ditës, rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe përkrahur nga partitë opozitare lidhur me mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës.
Por, as kjo pikë e rendit të ditës nuk bashkoi pozitë e opozitë.
Pak para se të niste seanca e jashtëzakonshme, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje bëri të ditur se nuk do të merr pjesë në seancë.
Shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës e cila e ka thirrur këtë seancë, por edhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – parti këto që nuk po votojnë asnjë marrëveshje apo projektligj në Kuvend, nuk ka të bëjë me gjendjen e Policisë.
Pas fillimit të seancës, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, duke i thënë se në tërë këtë situatë të Kuvendit nuk është krejt i pafajshëm.
Ajo kërkoi nga kryeparlamentari ose t’ju bëj thirrje publike deputetëve të pozitës që t’i përkrahin kërkesat e Policisë, ose t’ia lirojë ndonjë nënkryetari ta udhëheq këtë seancë.
“Kryetar nuk jeni krejt i pafajshëm krejt në këtë ngjarje sepse nuk jeni pa fuqi politike brenda subjektit tuaj politik… unë mendoj se edhe për ju tani do të ishte mirë ose t’iu bëni thirrje publike deputetëve të partisë suaj që të jenë këtu dhe t’i përkrahin kërkesat e Policisë ose ta lironi karrigen dhe t’ia lironi një nënkryetari ta udhëheq seancën…”, tha ajo.
“S’keni lënë mjet pa përdorur, pa e nënshtruar opozitën, por do të dilni vet të poshtëruar”, u shpreh ndër të tjera deputetja.
“Thirre shumicën parlamentare e shpërbëni këtë kuvend. Ju nuk frikësoheni, jeni gjithmonë në fuqi nga ajo çka propagandoni. Fitoni zgjedhjet edhe me 80 për qind a 90, s’ka problem, por që duhet të kthehet vullneti politik në duart e qytetarëve kjo është e padiskutueshme. Prandaj, për procedurë të mëtejme kjo seancë varet prej teje si kryesues ose si udhëheqës i kësaj seance”, u shpreh ajo.
Pas deklaratës së Musliut, reagoi edhe kryeparlamentari Konjufca, duke ia lënë vendin opozitës për të udhëhequr me seancë.
“Pajtohem plotësisht me kërkesën tuaj. Seancën pra ta udhëheq ose nënkryetari i Kuvendit i PDK-së, nga ana e juaj ose i LDK-së”, tha Konjufca.
Ndryshe, në orët e pasdites, vazhdoi seanca e rregullt e plenare, vazhdim i seancës së kaluar, por nuk vazhdoi edhe seanca e jashtëzakonshme për policinë.
E kryetari i Kuvendit në vazhdimin e seancës së rregullt nuk i vuri fare në votim marrëveshjet ndërkombëtare.
Kjo sipas kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për shkak të mungesë së kuorumit, pasi që në votim nuk po merr pjesë opozita.
“Janë 63 deputetë të gatshëm për votim. Nëse nuk votojnë deputetet e njëjtë nuk po e fusim fare në votim. Nuk ka kushte objektive”, ka deklaruar Konjufca, duke proceduar tutje me Projektligjin për ndryshimet klimatike.
Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.
Po ashtu në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.
Ditë më parë për shkak të mosvotimit të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare, kabineti qeveritar nuk është përgjigjur në pyetjet e deputetëve të opozitës.
Kjo qasje është kritikuar nga shoqëria civile. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit