Çfarë mund të mësojë Maqedonia nga SHBA-të, Franca, Italia, Suedia, rreth përgjimeve?
Periudha 2015-2017 ka qenë një periudhë krize e thellë politike e institucionale për Maqedoninë. Kjo krizë u shkaktua nga dalja në shesh e përgjimeve të paligjshme të mbi 20 mijë qytetarëve, përfshi fytyra politike të opozitës, por edhe të pushtetit.
Në dosjen e përgjimeve ishin ruajtur edhe bisedat e ndryshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrave të Qeverisë së tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Atëkohë, lideri i opozitës, Zoran Zaev paralajmëroi se kishte gjetur të dhëna që dëshmojnë për keqpërdorime dhe korrupsion brenda Qeverisë Gruevski, duke i quajtur ”bomba”. Publikimi i tyre do të nxjerr në shesh shumë keqpërdorime, por edhe skandale tjera që ndërlidhen edhe me procese gjyqësore, siç janë proceset ”Sopoti”, ”Monstra”, procesi kundër ish-ministrit të MPB-së, Ljube Boshkoski, vrasja e Martin Neshkoskit.
Përgjimet nxorën në pah edhe aspekte të ndërhyrjeve në zgjedhje lokale e parlamentare në Maqedoni, të mbajtura në të kaluarën.
Skandale të aferave të përgjimeve nuk janë diçka e panjohur, pasi që raste të tilla ka patur edhe në shtete tjera, madje shtete që janë shumë më të zhvilluara në aspekt ekonomik e demokratik, ku sundimi i ligjit arrinë majat më të larta.
Një skandal i tillë kishte ndodhur në SHBA, kur u kuptua që administrata e presidentit Richard Nixon në vitet e 70-ta kishte keqpërdorur pushtetin për të përgjuar figura politike dhe kundërshtarë politik. Si pasojë, Nixon dorëhiqet, kurse fajtor shpallen 48 persona shumica e të cilëve ishin zyrtarë të lartë të administratës Nixon.
Amerikanët i dhanë një zgjidhje çështjes së përgjimeve përmes Aktit të përgjimit (Kodi 18 i SHBA-ve – 2511) që kishte për qëllim mbrojtjen e privatësisë në komunikim me personat tjerë. Ky akt e konsideron si joligjore përgjimin e qëllimshëm ose me shkas, pastaj leximin, kapjen, ndërhyrjen në komunikimet elektronike, si edhe duke përdorur ndonjë mjet.
Akti lejon përgjimin nëse paraprakisht është siguruar një urdhër i vlefshëm prokurorie dhe nëse bëhet fjalë për veprimtari ilegale të dyshimta të ndonjë personi. Ndërkaq, pas sulmeve të 11 shtaroti, SHBA-të miratuan Aktin Patriotik që lejon përgjimet për të parandaluar terrorizmin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Çështja e përgjimeve mori zhvillime të ndryshme edhe në shtete tjera, sidomos në ato të Bashkimit Evropian. Franca, për shembull, zgjeroi hapësirën e përgjimeve për shërbimet e intelegjencës. Këshilli Kushtetues miratoi një ligj të këtillë, por për të penguar atë që autoritetet e përshkruajtën si kërcënim terrorist.
Megjithatë, Këshilli refuzoi që të lejohet përgjimi në situata emergjente pa një miratim paraprak, si edhe përgjimet ndërkombëtare nëse nuk ka kushte të caktuara, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ligji i ri francez lejon shërbimet e intelegjencës që të përdorin të ashtuquaturin ”IMSI Catcher” që regjistron telefonatat, internetin, bisedat me mesazhe në një zonë të caktuar. Gjithashtu agjentët do të mund të përdorin mikrofona dhe kamera, ose edhe aspekte tjera për kompjuterë për të përgjuar.
Në vitin 2010, New York Times kishte shkruar se në Itali ishin përgjuar më shumë se 112 mijë telefona dhe 13 mijë lokacione, që ishin konsideruar si më të lartat në Evropë. Një sitautë e këtillë ishte bërë shqetësuese edhe për ish-kryeministrin Silvio Berlusconi, bisedat e të cilit ishin publikuar, ku një ekzekutivi i kërkonte të takoheshte me një femër spektaklesh.
Kjo bëri që Qeveria Berlusconi të bëjë trysni për një ligj të ri që do të pengonte mundësitë e përgjimit dhe që gazetarët të mos kenë mundësi t’i publikojnë materialet. Dyshimet dolën se i njëjti ligj mund t’i mbajë politikanët jashtë zbulimit të skandaleve, por edhe mafian jashtë burgjeve.
Përgjimi në Itali lejohet nëse arsyetohen me veprime serioze që bëjnë të besueshme se një krim është kryer dhe është i domosdoshëm për hetimet, por paraprakisht prokuroria duhet të lëshojë një urdhër, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Një ligj i konsideruar kontraverz rreth përgjimeve është votuar edhe në shtetin tjetër të BE-së, në Suedi, që lejon autoritetet të spiunojnë komunikacionin telefonik dhe e-mailet ndërkufitare, pra do të mund të skanohen telefonatat ndërkombëtare, fakset dhe e-mail-et.
Ligji u kritikua shumë dhe u konsiderua se rrezikon liritë civile. Ligji i jep të drejtë shërbimit intelegjent që të përgjoj pa urdhër prokurorie, përveç policisë. Ish-shefi i kundërzbulimit suedez kishte deklaruar se ligji ka dështuar të mbrojë të drejtat individuale.
Një ligj i ri rreth përgjimeve është duke u përgatitur në Maqedoni përmes ngritjes së Agjencisë Teknike Operative. Në debatin e djeshëm në Shkup, ligji u kritikua ashpër.
Svetllana Vllahoviq-Dimanovska, shefe e sektorit për eurointegrime pranë MPB-së tha se propozimi është duke u punuar qysh në vitin 2016 dhe se nuk bëhet fjalë për ligj të përgatitur brenda natës.
Aleksandar Nacev nga Qendra për hulumtime të sigurisë porositi se reforma duhet të jetë e qetë, sistematike dhe e argumentuar.
Profesori Gordan Kallajxhiev tha se nuk kemi shërbim të reformuar dhe se nuk ka garancë për ta besuar ATO-në. Sipas tij, nga një kilometër larg mund të vërehet se ATO-ja është fëmija i DSK-së.
Se si do të veprohet më tutje me këtë propozim, mbetet që të presim zhvillimet më të reja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje