Çfarë modeli do të mbani flokët pas pushimeve?

Ndikimi i viteve '60 po rikthehet fuqishëm. Flokët po fryhen, po kërkohet volumi alla Bardot/Birkin. Tendenca e vjeshtës do të jetë edhe punk/rock-u si dhe do të rikthehet modeli grunge i pakrehur (flokë të gjatë alla Nirvana, të pakrehur, që herë-herë bien edhe mbi sy). Living propozon që në pjesën fundore flokët të shtrohen ose mbahen të çliruar. Flokët mbahen të sheshtë ose të fryrë, të modeluar ose të papërcaktuar, për të krijuar një çekuilibër.
Flokët e gjatë: si gjithmonë, flokët e gjatë do të jenë në modë. Ata do të mbahen me balluke alla Birkin, këngëtarja e famshme e viteve '60, apo me prerje katrore, por në mënyrë të çrregullt dhe me model djemsh. Ose shumë të gjatë përpara, deri poshtë mjekrës, në mënyrë që të krijohen onde natyrale dhe lëvizje.























































