LAJMI I FUNDIT:

Çfarë janë qerpikët e tendosur dhe si t’i vendosni vetë

Çfarë janë qerpikët e tendosur dhe si t’i vendosni vetë
Details of beauty. French manicured nails and eye with ceremonial makeup

Besoni ose jo, tani ekziston tretmani për tendosjen e qerpikëve

Në të vërtetë, fjala është për ngritjen e njëkohshme, krehjen dhe lakimin e qerpikëve. Qe se si ta bëni këtë vetë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Tendosja e qerpikëve është gjithnjë e më e popullarizuar dhe në Instagram tashmë mund të gjeni fotografi të cilat tregojnë gjendjen para dhe pas tretmanit. Madje edhe shumë yje janë të kënaqura me qerpikë të tillë.

View this post on Instagram

A post shared by הרמת ריסים, מניקור, לק ג׳ל ♛ (@shiran_lashnail) on Jan 13, 2019 at 1:06am PST

Mirëpo, çfarë janë vërtet qerpikët e tendosur?

Ata janë qerpikë të mbështjellë, por njëkohësisht të krehur dhe të ngritur të cilët arrihen me tretman krejtësisht i padhembshëm.

Si të keni qerpikë të tendosur?

Pastroni gjithë grimin dhe yndyrën nga pjesa përreth syve. Pastaj bëhet masa e silikonit në raport me pozitën e kapakut dhe qerpikët ngjiten me ngjitës në të. Kështu mbahet një periudhë të caktuar kohore, pastaj e gjitha hiqet me vaj apo me tretje fiziologjike.

Ajo që mund të zgjidhni është se a dëshironi që t’ju qitet ngjyra në qerpikë apo jo, mirëpo për çdo rast qerpikët do të jenë të mbështjellë në mënyrë të mrekullueshme.

View this post on Instagram

A post shared by Diana Beauty 🇸🇪 (@diana.beauty.se) on Jan 12, 2019 at 5:24am PST

Silikoni i cili nuk do të dëmtojë syrin tuaj mund të gjendet në barnatore, ndërkaq laikët thonë që e gjitha mund të bëhet edhe me ndihmën e dyllit të zakonshëm. /Telegrafi/