Për herë të parë, administrata e Joe Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë raketa balistike të furnizuara nga SHBA për sulme brenda Rusisë, thonë zyrtarët amerikanë, duke shënuar një ndryshim të madh të politikës, shkruan New York Times.
Raketat njihen si Sistemet e Raketave Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS. Ato ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore, për të mbështetur forcat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, sipas zyrtarëve amerikanë.
Ukraina ka lobuar në Shtetet e Bashkuara prej vitesh për të marrë autorizimin, i cili vjen në muajt e fundit të administratës së Biden. Presidenti i sapozgjedhur Donald J. Trump ka thënë se do të kërkojë një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Çfarë bëjnë këto raketa?
ATACMS, të prodhuara nga Lockheed Martin, janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që, në varësi të modelit, mund të godasin objektivat 300 kilometra larg me një kokë që përmban rreth 170 kilogramë eksploziv.
Raketat balistike fluturojnë shumë më lart në atmosferë sesa raketat e artilerisë dhe shumë herë më larg, duke u kthyer në tokë me shpejtësi tepër të lartë për shkak të tërheqjes së gravitetit.
Ato mund të shkrepen nga lëshuesit mobil HIMARS që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Ukrainës, si dhe nga lëshuesit më të vjetër M270 të dërguar nga Britania dhe Gjermania.
ATACMS shpesh quhen “raketa me rreze të gjatë”, por ky është një term subjektiv. Ato mund të arrijnë më tej në Rusi se çdo raketë tjetër ukrainase, por nuk mund të udhëtojnë aq larg sa një raketë balistike ndërkontinentale.
Ajo u ndërtua si një armë e rrallë e drejtuar në një kohë kur Shtetet e Bashkuara mbështeteshin kryesisht në bomba dhe municione të tjera të padrejtuara.
Pse pritën SHBA-të?
Vendimi nëse do të armatos Ukrainën me ATACMS ka qenë një temë e ndjeshme që nga pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është lutur për armë që mund të godasin edhe më thellë në territorin e Rusisë.
Shtetet e Bashkuara furnizuan Ukrainën me ATACMS vitin e kaluar, por administrata e Biden-it deri më tani nuk kishte miratuar përdorimin e tyre përtej kufirit me Rusinë.
Shtëpia e Bardhë ka qenë e shqetësuar se nëse Ukraina do të përdorte raketën për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë, dhe se presidenti Vladimir Putin mund të përgjigjet duke përshkallëzuar.
“Ne po përpiqemi të shmangim Luftën e Tretë Botërore”, ka thënë Biden.
Disa zyrtarë të Pentagonit kishin kundërshtuar gjithashtu dhënien e këtyre raketave ukrainasve për shkak të furnizimeve të kufizuara.
Zelensky tha se kjo lloj arme është thelbësore për aftësinë e vendit të tij për të nisur një kundërofensivë më të gjerë, dhe ka këmbëngulur se ai nuk ka plane të godasë qytetet ruse ose të shënjestrojë civilët.
Të dielën, ai sugjeroi në një fjalim të natës se kufizimi i SHBA ishte hequr pa e konfirmuar atë, duke thënë: “Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë.”
Si do t’i përdorë Ukraina?
Ushtria ruse po përgatitet të nisë një sulm të madh nga rreth 50,000 ushtarë, përfshirë trupat e Koresë së Veriut, në pozicionet e Ukrainës në Kursk, me qëllim të rimarrjes së të gjithë territorit rus që ukrainasit pushtuan në gusht.
Ukrainasit mund të përdorin raketat ATACMS për të goditur përqendrimet e trupave ruse dhe koreano-veriore, pjesët kryesore të pajisjeve ushtarake, nyjet logjistike, depot e municioneve dhe linjat e furnizimit thellë brenda Rusisë. Kjo mund t’i ndihmojë ukrainasit të zbehin efektivitetin e kundërofensivës ruso-koreane.
Vitin e kaluar, presidenti Biden ra dakord të furnizonte disa qindra ATACMS për përdorim në territorin ukrainas të kontrolluar nga Rusia, duke përfshirë Gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia. Pra, është e paqartë se sa prej raketave ukrainasit kanë lënë në arsenalin e tyre për t’i përdorur në rajonin e Kurskut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës