Britney Spears u fejua me të dashurin e saj, Sam Asghari, dje (e diele) me një unazë të bukur diamanti nga stilisti me bazë në New York, Roman Malayev.

Thuhet se unaza unike përmban një gur të shkëlqyer katër karatësh të rrumbullakët në një katedrale platini dhe është zgjeruar me një dizajn lundrues diamanti.

Për të shtuar një prekje sentimentale, Asghari gjithashtu kishte gdhendur nofkën e tij për Spears, “Lioness”, brenda unazës. Unaza sipas burimeve të DailyMail kap vlerën e 60 mijë eurove.

“Çdo stilist me të cilin fola për unazën ishte i mahnitshëm me ide të mrekullueshme, por unë thjesht pata një lidhje me Romanin – ne me të vërtetë u lidhëm me modelin dhe ai ishte aq i emocionuar sa unë për ta bërë atë të veçantë – kjo është arsyeja pse e zgjodha atë”, tha Asghari në një deklaratë.

Është fejuar Britney Spears Është fejuar Britney Spears

Ndërkohë, Roman Malayev, themeluesi dhe argjendari i Forever Diamonds NY, i tha Page Six përmes një deklarate për shtyp se ai dhe kompania e tij “nuk mund të ndiheshin më të nderuar se kaq për të krijuar këtë unazë për një çift kaq të veçantë. Udhëtimi i tyre së bashku ka prekur njerëzit në mbarë botën dhe ne jemi shumë të ngazëllyer që do të jemi pjesë e tyre përgjithmonë”, shtoi ai. “Ne jemi të lumtur të përgëzojmë Britney dhe Sam për fejesën e tyre”.

Thuhet se Asgharit iu deshën muaj për të gjetur unazën e përsosur të fejesës, duke zgjedhur në fund të fundit ‘Forever Diamonds NY’ për të krijuar diamantin e personalizuar për dashurinë e tij.

Zhurmat se Spears dhe Asghari së shpejti do të fejoheshin filluan në fillim të këtij muaji, pasi Asghari u pa duke bërë pazar në Cartier, Beverly Hills. /Telegrafi/