Nuk është thjesht një film apo serial që ngjason me telenovelat turke e ato spanjolle.
“Rrushe” – seriali më i ri vendor i zhanrit dramë/krim zhvillohet në dy periudha kohore që njëherësh kanë lidhje mes vete – për të tashmen dhe fundin e viteve ’90.
Seriali po ashtu trajton edhe disa tema të tjera me të cilat përballemi e jemi të përfshirë thuajse çdo ditë siç janë: krimi, korrupsioni, roli i gruas në shoqëri, bullizmi e çrregullimet mendore.
View this post on Instagram
Me një kast të mrekullueshëm të aktorëve e me fytyrat më të dashura të ekranit, ky projekt nis që nga dita e sotme (e diel) në gjirafaVideo.com.
Për të mësuar më shumë rreth projektit më të madh të realizuar ndonjëherë, aktorja Doresa Rexha në një intervistë dhënë për Telegrafin shpalos më në detaje se çfarë saktësisht përmban seriali.
Rexha, e cila ka rolin kryesor në “Rrushe”, gjithashtu flet për sfidat dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve marrë parasysh situatën tashmë të krijuar me COVID-19.
“Sa i përket serialit ‘Rrushe’ është një nga projektet më sfiduese për mua dhe në të njëjtën kohë me procesin më të bukur nga i cili jo vetëm që kam marrë mësim por edhe jam rritur personalisht dhe profesionalisht. ‘Rrushe’ është një serial dramë/krim me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Në serial ngjarja zhvillohet në dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90. Po ashtu trajton temat aktuale të cilat përballemi në përditshmëri si krimi, korrupsioni, ndikimi i familjes tek fëmijët, rolin e gruas në shoqëri, zhvillimin e karrierën, bullizmi në shkolla dhe më gjerë, tradhtinë, çrregullimet mendore. Skenarist është Jeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj si dhe regjisor Valter Lucaj. Ky serial do t’i ketë 20 episode për fillim dhe sigurisht nëse i arrijmë apo kalojmë pritshmërinë tonë dëshirojmë që të vazhdojmë edhe shumë episode të tjerë”, ka thënë Doresa Rexha për Telegrafin.
View this post on Instagram
Meqenëse është në një nga rolet kryesore në serial, Doresa flet për atë që do të luajë dhe përgjegjësinë që mban pas nofkës dhe jo vetëm.
“Unë në serial e luaj rolin e Vesa Pirullit ose ‘Rrushe’, nofkë kjo e vendosur nga gjyshi i saj. Që para një viti kur kemi filluar me konceptimin e serialit, përpos vështirësive të tjera ka qenë edhe roli i Vesës pasi që jam pjesë e Gjirafës dhe pas shumë diskutimeve me regjisorin e më shumë pjesëtarë të tij të ekipit vendosa që ta pranoj këtë rol mirëpo e gjithë kjo falë besimit të regjisorit dhe tërë ekipit që kanë pasur tek unë. Sigurisht që është përgjegjësi e madhe sepse përpos si aktore që jam munduar të dhuroj më të mirë nga vetja, po ashtu edhe përgjegjësia ndaj Gjirafës dhe ndaj ekipit që më kanë dhënë besimin e tyre. Vesa është një ndër personazhet që më ka dhënë lirinë të eksperimentoj dhe të guxoj më shumë. Falë punës me regjisorin, besimin nga Gjirafa, përvoja me gjithë këtë kast të aktorëve, mësimet që po i marrë gjatë rrugës më kanë bërë që me këtë rol të guxoj më shumë dhe të tejkaloj kufizimet që ndonjëherë i kemi ne si aktorë. Gjithsesi, me padurim pres që seriali të shfaqet që të marrë edhe sugjerime e këshilla nga publiku të cilët janë motivi dhe arsyeja e përkushtimit dhe punës tonë”, thotë më tej aktorja.
View this post on Instagram
Doresa në vazhdim tregon për vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve meqë akoma ndodhemi në një gjendje të rënduar dhe që ende kërkohet zbatimi i masave antiCOVID.
“Së pari si përfaqësuese e Gjirafës ka qenë shumë e vështirë që të marrin një vendim për të prodhuar një projekt kaq të madh në një periudhë në të cilën ndodhemi por për ne gjithmonë audienca dhe përdoruesit tanë janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër dhe gjithmonë mundohemi që pavarësisht vështirësive të sjellim risi për ta. Vështirësi ka pasur jashtëzakonisht shumë duke filluar nga frika dhe kujdesi sa i përket shëndetit të secilit pjesëtarët të ekipit, pastaj masat gjë që është gati e pamundur të xhirosh në rrethana të tilla, për shkak të numrit të madh të ekipit ku janë afër 80 persona shpesh herë gjatë kësaj periudhe ka ndodhur që të rezultojnë pozitivë me COVID-19, pastaj për shkak të madhësisë së projektit ka pasur sfida si bindja, besimi në projekt, menaxhimi i punëve e shumë të tjera por që nga dita e parë e ende vazhdon të na mbajë dashuria që kemi për projektin dhe motivi që me të vërtetë do të sjellim vlerë tek publiku ynë”, shton Rexha.
Si pjesë e GjirafaVideo prej vitesh, aktorja ndan arsyen kryesore se përse vijnë në jetë projekte të tilla, siç është rasti edhe me serialin “Rrushe”.
“Për fund, dua të ndaj arsyen kryesore se përse vjen në jetë një projekt si ‘Rrushe’ e si shumë punë e projekte të tjera. Si pjesë e kompanië tashmë e 7 vite, që nga fillimet e Gjirafës e deri më tani i gjithë ekipi varësisht prej departamenteve kemi punuar më shumë mund e përkushtim që të sjellim në treg produkte të cilat sjellin risi, të cilat ofrojnë zgjidhje dhe shtojnë vlerë. Një ndër këto projekte është edhe ‘Rrushe’ projekt i cili nuk do ishte realizuar pa dashurinë, besimin, përkushtimin, mundin e kujdesin e krejt ekipit të Gjirafës”, përfundon intervistën Doresa Rexha.
View this post on Instagram
Përpara transmetimit të “Rrushe” – është lansuar edhe një këngë zyrtare e serialit nga Capital T që ua sjellim më poshtë:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Rihanna rrëfen ndryshimet e mëdha mes djemve të saj: Janë dy personalitete krejt të kundërta

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë