LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të dini para se ta vizitoni sallonin e bukurisë për një ndryshim flokësh

Çfarë duhet të dini para se ta vizitoni sallonin e bukurisë për një ndryshim flokësh
Foto: GettyImages

Edhe nëse nuk keni dëgjuar për Luke Hersheson, ka të ngjarë që ju keni parë punën e tij. Ai është njeriu përgjegjës për disa nga flokët më të famshëm në botë, duke përfshirë Sienna Miller, Victoria Beckham dhe Keira Knightley.

Duke pasur parasysh eksperiencën e tij të pafund, ai ishte i gatshëm të largoj çdo mit rreth prerjes së flokëve, kështu që ai u përgjigj në disa pyetje.


Sa shpesh duhet t’i preni flokët?

“Nëse keni një prerje flokësh më interesante, me këtë dua të them diçka që është më e veçantë ose një ‘bob’, atëherë rregulli prerjes së flokëve çdo tetë javëve vlen pak më shumë. Ndonjëherë, ju zbuloni se keni një prerje flokësh me të vërtetë të shkëlqyeshme dhe të thjeshtë, kështu që mund të prisni 12 javë deri sa të bëni prerjen e radhës”, tha ai.

“Mos mendoni se duhet të shkoni te parukierja çdo tetë javë. Është një mit i modës së vjetër. Ishte më e rëndësishme në vitet ’70 dhe ’80 kur njerëzit kishin forma shumë specifike dhe ato humbnin formën ndërsa rriteshin”.

A është e rëndësishme të keni një fotografi me vete si referencë?

“Po, unë mendoj se njerëzit në përgjithësi e kanë të vështirë të flasin për ato që dëshirojnë, kështu që çdo referencë me pamje mund të të jetë e shkëlqyeshme – parukierët janë njerëz mjaft vizualë, kështu që çdo gjë që mund të përdorni për të ndihmuar në komunikimin e asaj që ju pëlqen ose nuk ju pëlqen është e mirë”.

A duhet t’i lani flokët para se të shkoni në sallonin e bukurisë?

“Jo, disa njerëz e trajtojnë atë si të shkojnë te dentisti dhe ta bëjnë këtë pastrim shumë rigoroz përpara se të shkojnë, por nuk duhet ta bësh atë”.

Si të shmangni një prerje të keqe?

“Unë mendoj se nëse rezultatet janë të këqija, normalisht është rezultat i komunikimit të keq. Unë do të thosha, çdo floktar me të cilin nuk bisedoni më parë për të paktën 10 minuta, thjesht nuk ia vlen të rezervoni një takim me të. Unë e di nga të qenit floktar, që shumë parukierë do të fillojnë rregullimin e flokëve të një klienti dhe nuk e dinë saktësisht se si do të duket në fund.

Pra, duhet të flisni, ndonjëherë unë do të bëj një konsultë që zgjat më shumë se prerja e flokëve. Sepse nëse e dini se çfarë do të bëni, shpesh prerjet e flokëve nuk zgjasin shumë. Për të qenë i sinqertë, është më shumë për t’u siguruar që të shmangni situatën e të pasurit një prerje të keqe në fund.

Cila është këshilla më e mirë që mund t’i jepni dikujt që kërkon të ndryshoj flokët?

“Mos i shkurtoni flokët kur sapo keni përfunduar një lidhje. Sidomos mos i ngjyrosni ato”. /Telegrafi/