LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Qeveria izraelite dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje që do të ndalojë luftimet në Gaza dhe do të çojë në një lirim të pengjeve dhe të burgosurve palestinezë.

Sipas marrëveshjes, e cila ende nuk është shpallur formalisht, Hamasi dhe grupet militante aleate pritet të lirojnë 33 pengje të marrë gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë qindra burgosur palestinezë.


Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza
Lexo po ashtu Hamasi pranoi marrëveshjen për armëpushimin dhe shkëmbimin e të burgosurve në Gaza

Sipas burimeve që kanë folur me CNN-in para se të miratohej marrëveshja, këto janë pikat kryesore të marrëveshjes.

• Faza e parë do të zhvillohet gjatë një armëpushimi 42-ditor.

• Kabineti izraelit duhet të miratojë marrëveshjen me një shumicë të thjeshtë votash. Gjykata e Lartë Izraelite do të shqyrtojë kërkesat e atyre që kundërshtojnë lirimin e burgosurve palestinezë.

• Izraeli beson se shumica e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes janë ende të gjallë.

• Pritet që pesë ushtarake izraelite të jenë ndër ata që do të lirohen, secila prej të cilave do të shkëmbehet për 50 burgosur palestinezë, përfshirë 30 militantë të dënuar që po vuajnë dënime të përjetshme.

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën
Lexo po ashtu Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

• Pritet që qindra burgosur palestinezë të lirohen. Të burgosurit palestinezë që konsiderohen të përgjegjshëm për vrasjen e izraelitëve nuk do të lirohen në Bregun Perëndimor, por do të çohen në Rripin e Gazës ose jashtë vendit, pas marrëveshjeve me shtetet e huaja.

• Ushtria izraelite do të fillojë të tërhiqet nga qendrat e populluara gjatë fazës së parë, por do të mbetet përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, i njohur si Korridori Filadelfia. Izraeli gjithashtu do të mbajë një zonë tampon brenda Gazës përgjatë kufirit me Izraelin, madhësia e të cilës ende nuk është shpallur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Kalo në kategori